ARKATANA

Në Viti zhvillohet punëtori për menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në Komunën e Vitisë është zhvilluar një punëtori e dedikuar menaxhimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të mbetjeve organike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, universiteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në kuadër të punëtorisë, një delegacion nga qyteti i Kirchhainit të landit gjerman të Hesenit, i kryesuar nga kryetari Olaf Hausmann, së bashku me përfaqësues të Universitetit Justus Liebig të Gisenit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka zhvilluar vizita në institucione komunale, si dhe te fermerë dhe biznese në territorin e Vitisë.

Qëllimi i vizitave ishte njohja me gjendjen aktuale sa i përket menaxhimit të mbetjeve organike, identifikimi i mundësive për bashkëpunim dhe prezantimi i projektit ORG-VITI, i cili financohet nga Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU).

ARKATANA

Gjatë punëtorisë është diskutuar edhe mundësia e hartimit të një dokumenti konceptual, i cili do të shërbejë si bazë për aplikime në fonde të ndryshme, me synim realizimin e një projekti konkret për menaxhimin e mbetjeve organike në territorin e Komunës së Vitisë.

Në takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit të delegacionit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet dy komunave.

Bashkëpunimi synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes për të dyja palët. Viti dhe Kirchhain kanë një partneritet zyrtar të vendosur përmes binjakëzimit ndërmjet dy komunave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.