HW

Haliti për postin e presidentit: S’kam votë personale dhe nuk kam ndërmend t’i premtoj askujt votë nëse PDK është kundër

/ 3 minuta lexim
HW

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka hedhur përgjegjësinë te Albin Kurti për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes, meqë ai ka shumicën e votave, por që thekson se çdonjëri që do të vihet në këtë post, duhet të ketë besimin dhe gatishmërinë për të punuar për të mirën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Porse a do ta votojë ai Vjosa Osmanin si presidente edhe për një mandat, Haliti ka thënë se nuk do të premtojë votë personale, por se vota e tij është e PDK-së.

“Çështja e presidentit është problem dhe obligim që e kanë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar dhe për ta zgjedhur presidentin e Kosovës. Tani, se kush do të jetë dhe kush duhet të jetë president i Kosovës është një çështje tjetër, e cila sigurisht po analizohet edhe nga partia që ka fituar zgjedhjet, pra Lëvizja Vetëvendosje, por diskutimet bëhen edhe në partitë e tjera parlamentare. Uroj që të mos ketë, së pari, sabotim ose dështim në zgjedhjen e presidentit të Kosovës. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që, për hir të unitetit të mundshëm dhe në një farë mënyre të krijimit të një besimi më të madh për detyrën e presidentit – që nuk është noter, siç po interpretohet, por është garantues i të gjitha vendimeve të Kosovës – ai është komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës në rast lufte, ka kompetenca të jashtëzakonshme në marrëdhëniet me jashtë dhe obligimi kryesor i presidentit, respektivisht presidentes, është të krijojë raporte të brendshme të shëndetshme dhe të konsultohet vazhdimisht me të gjitha forcat politike. Mendoj që obligimi kryesor për ta zgjedhur dhe për të krijuar mundësinë e zgjedhjes së presidentit është te Lëvizja Vetëvendosje, te Albin Kurti, i cili udhëheq partinë më të madhe dhe ka një numër të madh votuesish”, tha Haliti.

Mobi Casa

Haliti ka ironizuar edhe me atë se kush mund të jetë kandidat.“Kandidat ka shumë. Po t’i pyesësh 120 deputetët, secili mund të thotë: “Unë jam më i miri.” Por ka edhe jashtë parlamentit. Nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm deputet, por besoj që ai apo ajo që duhet të zgjidhet duhet të ketë besimin dhe gatishmërinë për të punuar për Kosovën dhe jo për interesin personal. A keni ju votë për Osmanin?”, theksoi ai.

Po ashtu ai tha se voton dikë për të cilin PDK është kundër.“Vota ime është vota e PDK-së. Nuk kam votë personale dhe nuk kam ndërmend t’i premtoj askujt votë personale nëse PDK është kundër”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.