Thaçi për “Tiroler Tageszeitung”: Liberalizimi nuk mund të na mohohet përgjithmonë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung”, ka thënë se Kosova është në proces të përfundimit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Edhe përkundër ikjeve të qytetarëve nga Kosova, Thaçi, sipas gazetës “Tiroler Tageszeitung”, insiston se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejtë.
“E drejta për lëvizje të lirë nuk mund të ju mohohet kosovarëve përgjithmonë”, ka thënë ai.
Gazeta austriake në këtë artikull thekson se Thaçi, i cili drejtoi Kosovën drejt pavarësisë edhe më tej konsiderohet politikani më i fuqishëm në Kosovë.
Për të përditshmen austriake, Thaçi ka folur edhe për të arriturat e Kosovës në periudhën e paspavarësisë dhe për prioritetet e mandatit të tashëm. /Telegrafi/


