ARKATANA

Haliti priti në takim kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhafollin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhafolli, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve lokale.

Gjatë takimit, Haliti e njoftoi kryetarin Xhafolli me të arriturat e Komunës së Vitisë, duke u ndalur veçanërisht te projektet e realizuara gjatë viteve të fundit, si dhe aktivitetet e shumta të zhvilluara në fusha të ndryshme në komunë.

Ai ka prezantuar edhe punën dhe angazhimin e institucioneve komunale në funksion të zhvillimit të Vitisë dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhafolli, u fokusua më shumë në fushën e turizmit, duke e njoftuar kryetarin Haliti me pozitën e favorshme që ka Pogradeci dhe potencialin e tij turistik.

Ai theksoi se fluksi i turistëve që e vizitojnë Pogradecin është në rritje nga viti në vit, duke e bërë turizmin një nga sektorët me rëndësi për zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie.

UBT

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e marrjes së iniciativës për hartimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Bashkisë së Pogradecit.

Marrëveshja do të synonte krijimin e një kornize të përbashkët për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në fusha me interes për të dyja palët.

Në fund të takimit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e nderoi kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhafollin, me një mirënjohje për vizitën e tij në Viti dhe për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Po ashtu, edhe kryetari Xhafolli ndau disa dhurata për kryetarin e Komunës së Vitisë, si shenjë respekti dhe miqësie gjatë kësaj vizite. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.