HW

Rubin: Haga ta bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka deklaruar edhe një herë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë Rubini e tha për gazetaren e njohur Christiane Amanpour, pas përfundimit të dëshmisë së tij në Hagë.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët. Por ky gjyq është duke fajësuar liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk kishin kontroll. Ishte shumë e qartë se zotëri Thaçi, një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.

Mobi Casa

Gjatë intervistës me Amanpourin, Rubini po ashtu tha se u befasua nga gjyqtarët në Hagë, gjatë dëshmisë së tij pro-Thaçi.

“Gjyqtarët, për befasinë time, më bënin pyetje që më dukën tepër të anshme. Nuk tingëllonin si pyetje që kërkonin të gjenin fakte. Prokuroria duhet ta shtrojë akuzën e saj. Mbrojtja ta shtrojë mbrojtjen e saj. Gjyqtarët supozohet që thjesht duhet të mbledhin evidencë në mënyrë që të bëjnë gjykimin më pas. Dhe prej pyetjeve që m’u bënë nga disa prej gjyqtarëve, m’u duk se tashmë kishin marrë vendim se UÇK-ja ishte tamam organizatë që funksiononte si duhet me Hashim Thaçin në krye. Gjë që s’është e vërtetë”, u shpreh ish-diplomati.

Sipas tij, Tribunali i Hagës duhet të bëjë gjënë e duhur dhe t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.