Adelina e lumtur që është beqare
Adelina ka konfirmuar për një revistë në Kosovë se është beqare dhe se ky fakt e lumturon. “Jam beqare,le të thotë kush çka të dojë!”. Kështu deklaron këngëtarja jonë shumë e përfolur Adelina Tahiri. Jam single dhe ndihem shumë mirë , thotë ajo për Kosovaren.
Do i përkushtohem muzikës më shumë tash e tutje. Kryesorja thotë ajo, -ndihem emocionalisht mirë, janë gjëra që i ndodhin secilës femër, unë jam mirë dhe kjo është e rëndësishme.
Gjithçka që keni parë ka qenë e vërtetë .Kam qenë në një lidhje dhe jam ndarë, por nuk dua të flas më shumë rreth kësaj. Unë jam aktualisht në tre fakultete dhe të gjitha gati në përfundim. Jam në biznes menaxhment, marketing dhe në mardhënie ndërkombëtare, vetëm për babin i bëj fakultetet, t’i mbaroj dhe t’ia çoj diplomat. Lexoj libra që mos të dal si biondet, por dua të dëshmoj se biondet janë të mençura…thotë Adelina . /Kosovarja /


