HW

Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare për një foto

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram. Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike. Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua menjëherë përmbajtje raciste, duke shkaktuar një valë të fuqishme reagimesh publike.

CEO e konkursit, Sunneva Sjögren, doli në një konferencë për shtyp për të shpallur vendimin: pas një shqyrtimi të detajuar, Dhafce humb titullin e saj si Miss Finlanda.

“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” deklaroi Sjögren, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të tolerueshme për një figurë që përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare.

HW

Sarah, e cila në rrjetet sociale shprehej me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, u shfaq e tronditur nga lajmi.

“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ajo për mediat finlandeze.

Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këtë kompeticion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.