UBT

Avdush Canaj lirik modern i letërsisë për fëmijë dhe të rinj

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Nga Etleva Bogdani – Avdush Canaj është krijues me talent në letërsinë tonë për fëmijë dhe të rinj. Këtë e dëshmojnë librat e tij të botuara deri më sot: Gjeneral pa epoleta (1993), Lepurushi i çokollatave (1994), Gonxhja nga Jupiteri (2000), Zogu në derë (2003), A fle peshku me pizhame (2008), Mollë me syze (2010), Dallëndyshet e gjumit (2011), dhe Fluturat me sandale (2013).

Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe origjinal në poezinë për fëmijë dhe të rinj që i bashkëngjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli e Grillo, Beqaraj, Mamaqi…

Krijimet e tij të para i gjejmë qysh si nxënës i klasës së shtatë të fillores, por me vëllim poetik para lexuesve doli në vitin 1993, që shënoi një fillim të mbarë në fushën e krijimtarisë letrare ndërkaq kritika e atëhershme e vlerësoi në mënyrë të drejtë. Poetja dhe studiuesja e letërsisë, Qibrije Demiri, në një gazetë të përditshme të Prishtinës, mes të tjerash, për Gjeneral pa epoleta pati shkruar : “Nga ky libër duhet veçuar ciklin Lule me sandale, vjershat e të cilit janë të realizuara mirë dhe trajtojnë suksesshëm dimenzionin e dashurisë. Jo pse motivi i tillë s`ësht mjaft i pranishëm në letrat tona, por një qasje e tillë vërtet subtile është padyshim një pasuri e veçantë. Nga ky cikël, shkëlqyeshëm është realizuar poezia Lule me sandale : Puhia në kopsht/ me gjethet e barit/ unë vizatoj me shkumës/ në faqe të trotuarit./Ndodh të ma fshij dikush me thembër/ dashurinë s`mundet/ e kam thellë në zemër/”.

Për prozën e tij, Demiri do të shtojë edhe këtë se “ato shënojnë vlera te cilat do t`i lakmonin edhe krijuesit më të mirë te ne”.

Ai do shfaqej edhe më herët, por nuk e lan, e penguan zagarët e Sigurimit, të cilët e përcillnin kudo, madje edhe në vendin e punës, në TV- Prishtina, në Programin për fëmijë. Dhe kur e morën ushtar, në ushtrinë e atëhershme të ish-Jugosllavisë, e burgosën poetin, e hodhën në gjyqin ushtarak si “intelektual i rrezikshëm”. E dënuan më 5 vjet burgim të rëndë, që i mbajti në Foqë të Bosnjës,sepse tek ai kishin parë poetin dhe intelektualin që do të bëjë emër në letrat shqipe. Por ai nuk u përkul, pas daljes nga atje “ku brenë miza hekur”, iu përvesh letërsisë. Nuk u ngut, nuk vrapoi pas titujve, se sasia nuk përcakton vlerën në letërsi, deshi të na jap vlera të mirëfillta letrare , duke mëtuar gjithmonë bukurinë në poezinë dhe kësaj i arriti.

Sot, duke shfletuar librat e tij, njihemi me botën interesantë të fëmijëve, shikuara nga syri i tyre, e, të veshur nga ana e poetit me rroba artistike. Pra, nga ky univers, na jep një botë plot fantazi dhe imagjinatë, vetë jetën e fëmijëve, ku Brenda kësaj bote të blertë dhe të magjishme rrëzëllinë dielli i dashurisë. Nuk është e tepërt të themi edhe këtë ,se kur takohemi me poezinë e këtij poeti, është sikur takohemi me mrekullinë (I. Berk)
Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe origjinal në poezinë për fëmijë dhe të rinj që i bashkëngjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli e p Grillo, Beqaraj, e Mamaqi etj.

Canaj është njohës i mirë i psikologjisë së fëmijëve. Kamera e tij (A.Bishqemi) regjistron çdo gjë për ta, ku më pas, në montazhën e tij poetike, i lulëzon si një mjeshtër i vërtetë, na sjell kështu “vargje mrekullie”, gjyshi është “ zemër shalqiri”: / Vetëm një herë/ E thërret në telefon,/ Çokollata me aeroplan/ kah unë fluturon!/ Unë jam vetë piloti/ Me gjyshin kapedan/ Ëmbëlsohen përrallat / Fshehur nën jorgan!/ (Vjersha: Zemër shalqiri.)

Ai kërkon fjalën magjike (A.Aliu).Përmes poezisë nganjëherë e kapercen edhe vetën.(I. Berk)

Sa herë i lexojmë dhe i rilexojmë vargjet e tij, na dalin edhe më të bukura, më të ëmbëla e joshëse:/ Babushi-/Pranverushi/ Me ylber/ Kapotën/ Buzëqeshjes/ I falë votën./ (Vjersha: Votoj për çokollata )

Figuracioni i tij është shumë i pasur, na vjen i natyrshëm, ashtu si një lule e çelur në çdo varg e strofë dhe pret ta shijojë lexuesi i vogël, por jo vetëm edhe ai. Nuk rreshtë së kërkuari metaforat nga më të burat:
Fluturon qiellit të poezisë,
Prek diellin e lumturisë. ( Vjersha: Hape portën)
Ose:
Sonte TROFTAT
Shetisin në shetitore. (Vjersha: Troftat në sheti )
0se:
Hëna në fund të liqenit
Me yjet përdore,
Në qytetin e peshqve
Falë ëndrra ujore.

Mobi Casa

Tepër interesante, në krijimtarinë e tij, na dalin lirikat e simpative të para shkollore, ato dashuriçkat e ëmbëla për shokun e shoqen, ku gjejmë përherë rrëzëllim të magjishëm shpirtëror, të pastër, si ujë i kulluar, në këtë drejtim Canaj na del tepër i veçantë dhe lirik i spikatur.

/Një magji e ëmbël,/Pa çelës hap çdo derë,/ A s`i shihni bangat/ Mbushur me pranverë!/ ( Vjersha: Për inat të saj ) ose vjersha tjetër: / Turtje këndon Kata/ Si valëz e qeshur lumi:/ Ti vetë çokollata,/ Ti je vetë llokumi./

Ndjenjën e dashurisë ai përshkruan jo vetëm nga këndvështrimi dhe përjetimi i djalit, por edhe ai i vajzës. Ligjërimi realizohet në vetën e tretë, por më së shumti në të parën, meqë kjo vetë ligjërimi na jep më ndjeshëm përjetimet, psikologjinë e heroit lirik, mendimet, rrahjet e pulsit, dridhjet e zemrës së djalit, apo t vajzës së dashuruar e herë trupzohet me vajzën. Poeti herë zë vendin e djaloshit të dashuruar e herë trupzohet me vajzën. Herën tjetër rrëfimtari është ndonjë përson i afërt i vajzës apo i djalit, dëshmitar i ndodhive të tilla. ( A. Bishqemi)

Poeti fjalën e miklon, por në këtë miklim, në këtë çast hyjnorë të poezisë, i vijnë zogjtë t`i dalin në ndihmë që ajo të ketë shpirtin dhe bukurinë e vet: / Tek unë rishmi ktheheni/ Me gazin e harenë./Ju në zemrën time/ keni bërë folenë./ Bashkë me DASHURINË/ Ma ujitni poezinë./(Vjersha: Kurrë s`më lini fillikat)

Fjalë-shenja në poetikën e Canajt janë: nëna, babi, gjyshi, gjyshja, zogjtë dashuria, blerimi, toka, atdheu, dielli, gjaku, buzëqeshja, mësuesja, puthja, ëndrra, bukuria, ylli etj.

Se Avdush Canaj është një përsonalitet shquar në letrat tona, na dëshmojnë më së miri vargjet: / Ëndërr e qeshur me trotinet/ Niset vrik te gocat tjera,/ Mollët thonë: Ne po rrimë,/ Të dukesh ti sikur vera!// Tash pëllumba e gushëkuq/ Telefonojnë nga të gjitha parqet,/Buzëqeshjet të m`i kompozojmë,/Piktura t`bëjnë në të dy faqet./ (Vjersha: Dy mollë nën xhaketë)

Në mënyrë që të mos jetë monoton gjatë këngëtimit, e thyen vargun me mjeshtri, ndonjë fjalë e shkruan në mënyrë vërtikale, për t`ia tërhequr vëmendjen lexuesit, e ndonjëherë fjalët i shkruan edhe më shkronjë të madhe.

Krahas dashurisëë, ai na jep edhe ndjenjën atdhetare e patriotike. Nga e tij, q simbolizon nënat e gjithë Kosovës, kur djalin kishte parapa grilave, qëndron si një heroinë e vritet. T kujton nana Ajshen të Jusuf Grvalëls: S`mërzitet, Nëna, fare,/!/ Edhe Kulla sht krenare!

Me pranverën përdore/ Do t kthehesh, bir,/ Në Tokën Arbërore./

Në bazë të vlerave artistike që ka poezia e tij,lirisht mund të themi se Avdush Canaj i përket modernitetit të letërsisë për fëmijë dhe të rinj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.