UBT

Hakmarrja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Isha shumë e lumtur, t’gjithë ma kishin zili, me shumë vajza të bukura, e plot djem të ri.

Tiranët erdhën
ma përvëluan jetën
s`kamë me kë të flas
përveç me vetveten.

Në terrin e natës
kur yjet s’bëjn dritë
më hyn frika në palcë
s’guxoj të livërit.

Sonte s’do të flejë,
tërë natën zgjut do të rri
kur t’kalojnë tyranët
t’gjallë kamë me i përbi.

Heshtja

Një natë në errësire
më iku njerëzimi,
ditën mbretëron heshtja
natën vjenë trishtimi.

Çdo ditë qaj me lot
natën kamë shumë frikë,
s’dëgjoj më zëra t’gjallë
të gjithë më kanë ikë.

Lisat e mëdhenj mu plakën
gurët më janë vjetruar
shtëpitë po rrënohen
jam vend i mallkuar.

Trishtimi

Sot qani ju fusha
e ju male me gurë,
është hera e fundit
që shihni këtë burrë.

Kur sheh njerëz t’pa shpresë,
kah ikin n’mërgim,
zemra më rrah shpejt,
më vien trishtim.

Janë nisë për udhëtim,
kanë marrë rrugë të gjata
përmbrapa i lanë,
veç shtëpitë e thata.

Eco Higjiena

Lisat e gjatë më mbetën,
më mbetën gurët e thatë,
s’ndi më zëra t’gjallë,
jam vend i pa fat.

Bukuroshja e Dardanisë

Sytë e zi
belin e hollë
mirë të rri fustani
moj princesha
jonë.

Ti shërben
tërë ditën
babë edhe vllazni,
sot ka ardhë
një mësit
goja tu ka ngri.

Janë mbledh
gjithë familja
kanë ardhë mixhallar
sot të japin ty
për një mërgimtar.

Pse moj bukuroshe
asnjë fjalë
se flet
për atë djalë të ri
pse nuk vendos vetë.

Topi im

Luajmë sot
topi im
jam i lumtur
plot gëzim.

Topi im
me ngjyra ngjyra
mami im është
më e mira.

Luajmë bashkë
luajmë top
me shumë shoqe
me shumë shokë.

Topi im
rrumbullak
luajmë shumê
luajmë pak.

Arben Kurteshi