ARKATANA

Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vjenë – Me një turne shahu, të pesëdhjetin me radhë që nga themelimi, në ambientet e Federatës së Shahut të Vjenës, klubi i shahut Arbëria shënoi 18-të vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Njëmbëdhjete shahiste të këtij klubi matën forcat e tyre në shah të shpejtë duke i dhënë këtij aktiviteti një karakter festiv.

Pas pesë xhirove u bënë të ditura rezultatet dhe u shpall lista përfundimtare, me në krye tre më të mirët, të cilët kësaj radhe ishin:
Kadri Berbati, vendi i parë me 4,5 pikë
Agron Çika, vendi i dytë me 4 pikë
Sokol Çekani, vendi i tretë me 3,5 pikë

Kupat për tre më të suksesshmit i ndau Presidenti i Federatës së Shahut të Vjenës, Gregor Neff, ndërsa medaljet për të gjithë pjesëmarrësit në turne kryetari i klubit Arbëria, Anton Marku.

Mobi Casa

Presidenti Gregor Neff përgëzoi kryesinë e klubit të shahut Arbëria për organizimin, ndërsa Anton Marku e falënderoi atë dhe Federatën e Shahut të Vjenës për mbështetjen dhe ofrimin e sallës për mbajtjen e këtij evenimenti.

Në turne mori pjesë edhe Hanna Wehbeh, i cili është Zëvendëspresident i Federatës së Shahut të Vjenës dhe njëkohësisht edhe lojtar i klubit Arbëria.

Klubi i Shahut Arbëria me seli në Vjenë është themeluar në vitin 2012, ndërsa që nga viti 2013 merr pjesë në kampionatin e shahut në Austri. Momentalisht klubi bën gara në ligën e dytë të Vjenës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.