Fundamenti

Demaçi: Qytetarët, të zhgënjyer fort po ikin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veprimtari Adem Demaçi po e përjeton rëndë largimin e qytetarëve të Kosovës drejt Perëndimit. Ai thotë se qytetarët janë zhgënjyer dhe nuk po ia gjejnë qarën vetit këtu dhe po mësyjnë perëndimin me shpresë se atje do t’i zgjidhin problemet.

“Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë një Ligj për këta që po dalin, për të mos i lënë me dalë. Por një pjesë e njerëzve janë zhgënjyer aq fort sa që nuk po i gjejnë qare vetit këtu, duke menduar se do t’i zgjedhin problemet, e nuk po mendojnë që po shkojnë diku që nuk i presin me dëshirë, diku që nuk janë të ftuar dhe nga diku që një ditë herët ose vonë do të kthehen”, thotë Demaçi.

“Ata do të detyrohen prapë të vijnë në këtë Kosovën tonë kështu siç është me njëqind probleme”, pohon Demaçi.

Sipas tij, mundësia për t’i ndalur duke tentuar që t’i bindin se po gabojnë që po ikin, është e vogël.

Uji Dea

“Mundësia për t’i ndalur këta me mjete paqësore, me të mirë e me bindje është mjaft e vogël, sepse në kokat e njerëzve është pjekur një bindje që porsa të dalin në perëndim dika vjen shpëtimi dhe vjen jeta e lehtë edhe largohen me këto problemet që palaviten qytetarët tanë”.

“Nuk është punë e lehtë as për Qeverinë. Mirëpo, duket se me kalimin e kohës do ta kuptojnë ata që janë në rrugë të gabuar dhe do ta ndërrojnë mendimin”, thotë ai.

“Nëse ndodhë që Europa vepron më shpejt dhe i kthen mbrapa ata të cilët nuk ka interes për t’i ndalë, atëherë kjo mund të ndalet. Nëse Europa vepron ngadalë, atëherë kjo mund të zgjasë edhe sa kohë”, pohon veprimtari i njohur, Adem Demaçi./Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.