Fundamenti

Ja sa u pasuruan liderët kryesor në Kosovë gjatë vitit 2016

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Politikanët të cilët arritën të bëjnë kthesë ekonomike për xhepin e tyre pikërisht në vitin 2016 janë të profileve të ndryshme.

Gazeta “Bota Sot”, ka analizuar deklarimet e pasurisë që politikanët kanë bërë në Agjencionin Antikorrupsion, duke krahasuar ato me vitin paraprak, për të parë ndryshimin ekonomik brenda një viti që kanë bërë ata.

Ngjarjet politike ishin ato që e kanë karakterizuar vitin 2016. Kosova me të hyrë në këtë vit, u ballafaqua me një ngërç politik, duke u pasuar me një krizë të thellë politike e ekonomike. Mirëpo, ishin pikërisht politi-kanët ata të cilët pavarësisht krizës politike që e krijuan, nuk krijuan krizë ekonomike për xhepin e tyre. Përkundrazi, ata ekonominë e tyre e ngritën, duke krijuar benifite për `punën’ e tyre.

Politikanët të cilët arritën të bëjnë kthesë ekonomike për xhepin e tyre pikërisht në vitin 2016 janë të profileve të ndryshme. Gazeta “Bota Sot”, ka analizuar deklarimet e pa-surisë që politikanët kanë bërë në Agjencionin Antikorrupsion, duke krahasuar ato me vitin pa-raprak, për të parë ndryshimin ekonomik brenda një viti që kanë bërë ata.

Pasuritë përrallore

Presidenti i tanishëm z.Hashim Thaçi, në vitin 2015 në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendëskrye-ministrit të vendit dhe si drejtues i PDK-së, kishte deklaruar si pasuri të paluajtshme 15.75 ari tokë në vlerë prej 157,000.00 euro dhe shtëpi në ndërtim prej 700m2 me vlerë prej 280,000.00 euro, 7 ha tokë bujqësore famil-jare dhe një shtëpi prej 250m2 po ashtu familjare në vlerë prej 80,000.00 euro.

Po ashtu kishte deklaruar edhe një veturë WW Passat në vlerë prej 10,000.00 euro. Si të hyra për ndërtimin e shtëpisë kishte deklaruar një kredi të marrë në NLB-Prishtina ë vlerë prej 100,000.00 euro. Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare kishte deklaruar 1,900.00 euro në NLB-Prishtina dhe 6,950.00 euro në Raiffasen Bank si deklarim te përbashkët me bashkëshorten e tij. Ndërsa të hyra vjetore kishte deklaruar 14,196.00 eu-ro ndërsa bashkëshortja e tij 18,000.00 euro. Ndërsa në vitin 2016 z.Thaçi në cilësinë e Presidentit të vendit ka dekla-ruar po të njëjta të dhëna si në vitin 2015, përveçse në pasurin e luajtshme të deklaruar veturë VW Passat, ka deklaruar në shumën prej 9,000.00 euro. Si kursime në NLB-Prishtina ai ka deklaruar 1,250.00 euro ndërsa bashkëshortja e tij 5,010.00 euro.

KKVITI

Të hyra vjetore ka deklaruar 34,478.00 neto, ndërsa bashkëshortja e tij 18,000.00 euro. Nëse krahasojmë deklarimin e vitit 2015 me atë të vitit 2016, si rezultat i të hyrave të tij z.Thaçi shihet se arrin të ketë një ngritje mjaftë të lartë gjatë këtij viti, pra në shumë prej 20,282.00 euro. Në vitin 2015, Kryeministri i vendit z.Isa Mustafa, kishte deklaruar të hyra vjetore në shumë prej 31,718.82 euro.

Ndërsa në vitin 2016 kryeministri Mustafa ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi prej 180m2 në vlerë prej 138,000.00 euro dhe një tokë prej 2.43 ha në vlerë prej 365,000.00 si trashëgimi. Ai kishte deklaruar 16% të aksioneve në Riinvest me një kapital prej 80,000.00 euro, deklarime të bëra edhe në vitin 2015. Si para të gatshme në institucione financiare kishte deklaruar: 805.00 euro në BpB, 51,821.00 euro në Pro Cre-dit Bank. Si të hyra vjetore të tij z.Mustafa kishte deklaruar: Pagë nga Qeveria në shumën prej 16,173.00 euro, 15,439.00 euro shpërblime nga ASHAK 3,736.00 euro pagë nga Fakulteti Ekonomik, po të njëjtën shumë e ka deklaruar edhe nga libri shkollorë, pra 3,736.00 euro si honorar, 7,189.00 euro mëditje nga Qeveria, e që në total të hyra vjetore z.Mustafa ka deklaruar 46, 273.00 euro, krahasuar me vini 2015, ai ka një rritje të të hyrave prej: 14,554.18 euro. Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli kishte deklaruar si të hy-ra vjetore 2,724.00×12 muajë 32,688.00 euro.

Ndërsa në vitin 2016 z.Veseli ka deklaruar pasuri të paluajtshme: banesë në sipërfaqe prej 114m2 në vlerë prej 87,000.00 euro në emër të së shoqes, banesë me sipërfaqe prej 207m2 në vlerë prej 125,000.00 euro, shtëpi të trashëguar me sipërfaqe prej 350m2 dhe 10 ha tokë-ma1. Si pasuri të luajtshme kishte dekla-ruar një veturë Jeep në emër të së shoqes në vlerë prej 16,300.00 euro. Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai kishte deklaruar 3,538.00 euro në BKT, 9,049.31 euro në Raiffaisen Bank, 8,871.02 dhe 4,282.60 euro në BKT, në emër të së shoqes në BKT dhe 5,000.38 euro në Raiffaisen Bank. Në total të hyra për vitin 2016, z.Veseli ka deklaruar 34, 970.54 euro.

Ministrat e Luksit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Arsim Bajrami në vitin 2016, ka deklaruar si të hyra vjetore 27,636.00 euro, për dallim nga viti 2015, kur kishte deklaruar si të hyra vjetore shumën prej 34,992.00 euro. Për dallim nga viti 2015, në vitin 2016 z.Bajrami në këtë vit ka të hyra më shumë në shumën prej 7,356.00 euro. Ministri i Punëve të Brendshme z.Skender Hyseni, në deklarimin e të hyrave vje-tore krahasuar me vitin 2015, ka një rritje prej 797.80 euro. Në vitin 2015 kishte deklaruar të hyra vjetore prej 13,286.00 euro, ndërsa në deklarimin për vitin 2016, ai për Agjencionin Antikorrupsion ka deklaruar të hyra vjetore në shumën prej 14083.80 euro. Ministri i Pylltarisë dhe Zhvil-limit Rura1 z.Memli Krasniqi në vitin 2015 kishte deklaruar pasuri si në vijim: Apartament 105m2 me vlerë prej 100,000.00 euro, bibliotekë personale me rreth 1000 tituj me vlerë prej 10,000.00 euro, Veturë VW Pas-sat me vlerë prej 10,000.00 euro, Piktura me vlerë prej 3,000.00 euro. Ndërsa të hyra vjetore kishte deklaruar 13,300.00 euro dhe mëditje prej 1,600.00 euro. Ndërsa në vitin 2016, z.Kras-niqi ka deklaruar të hyra më të mëdha se sa në vitin 2015, pra në shumën prej 29, 740.00 euro.

Shefat e GP-së, në listën e të pasurve

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, z.Adem Grabovci në vitin 2015 kishte deklaruar të hyra vjetore në shumën prej 19,344.65 euro, ndërsa në vitin 2016, ai ka deklaruar si të hyra 24,674.02 euro si pagë dhe shtesa dhe 1,621.59 euro mëdit-je. Shefi i grupit parlamentar te LDK-së, z.Ismet Beqiri në vitin 2015 kishte deklaruar si të hyra vjetore 19,386.00 euro, ndërsa në vitin 2016, ai ka deklaruar të hyra shumën prej 25,016.00 euro si pagë, dhe mëditje prej 390.00 euro. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje z.Visar Ymeri në vitin 2015 kishte deklaruar si të hyra vjetore 22,484.72 euro. Ndërsa në vitin 2016, si të hyra vjetore kishte deklaruar 21,154.00 euro dhe mëditje në shuam prej 183.60 euro/muaj. Lideri i AAK-së z.Ramush Hara-dinaj në vitin 2015 kishte dekla-ruar të hyra vjetore në shumë prej 17,856.00 euro si deputet dhe 2,700.00 euro pension in-validor, ndërsa në vitin 2016 ai ka deklaruar si të hyra vjetore 45, 340 euro. Për dallim nga viti 2015, në vitin 2016 z.Haradinaj ka të hyra më të mëdha, dhe atë në shumën prje 24,784.00 euro. Lideri i Nismës z.Fatmir Limaj në vitin 2015, kishte deklaruar të hyra vjetore në shumë prej 15,480.00 euro, ndërsa në vitin 2016 kishte deklaruar të hyra vjetore në shumën prej 16,524.00 euro. Kryetari i Ko-munës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti në vitin 2015 kishte deklaruar të hyra vjetore prej 16,000.00 euro, ndërsa në vitin 2016 ka deklaruar si të hyra vje-tore 17,393.70 euro dhe mëditje në vlerë prej 102.60 euro. Krye-tari i Komunës së Mitrovicës, z.Agim Bahtiri në vitin 2015, kishte deklaruar të hyra vjetore në shumën prej 13,200.00 euro, ndërsa në vitin 2016 ai ka dekla-ruar të hyra në shumën prej 15,753.36 euro.