ARKATANA

Haradinaj thotë se Isa Mustafa është person jo adekuat për të qeverisur me vendin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramush Haradinaj vazhdon të thotë se Kryeministri Isa Mustafa nuk është personi adekuat për të Qeverisur me Kosovën. Së fundi këtë e tha në ‘Zona B’ të Klan Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se ka punuar shumë për mobilizimin e qytetarëve në dy protestat e mbajtura në kryeqytet.

“Kum punu me zemër me shpirt për protestën edhe të shtunës edhe të martës. Kum mobilizu aq sa kam mbërri. Gjithë potenciali i Aleancës ka qenë për protestë”, tha Haradinaj.

Njëra nga arsyet e këtij angazhimi sipas Haradinajt ishte shkarkimi i Ministrit Aleksandër Jabllanovic që sipas tij fyu rëndë nënat e krejt Kosovës. Pa faj për këtë nuk e la as Isa Mustafën. Ai tha se Kryeministrit i mungon fuqia personale e integriteti.

“Kryetari i LDK’së, Kryeministri tash i Kosovës nuk është adekuat për këtë punë. Unë e kam thanë pa të keqe të ndonjë motivi personal ose çfarëdo tjetër, partiak apo karrierës, apo të zhelozisë por nuk është detyrë për të, nuk është për atë punë. Pra ai ka bërë një gabim që ka marrë një punë të tillë”, tha Haradinaj.

Ai nuk pret asnjë të mirë nga Qeveria.

UBT

“Është e pamujshme me pa trend pozitiv me këtë konstalacion me z.Isa Mustafa Kryeministër.

Haradinaj nuk e fsheh qëndrimin e tij për largimin e kësaj Qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjatë këtij viti.

“Unë jam i përcaktum me e hjekë këtë pushtet. Asnjëherë se fshehi, jam parti politike opozitare, edhe me presion qytetarë kam dëshirë që këta me shku”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK’së u zotua për reforma në parti që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti të jetë sa më e përgatitur.