ARKATANA

Aktivizohet kryeministri Mustafa, opozita e quan tinëzar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Protesta e së shtunës dhe kërkesat e drejtuara ndaj tij, kanë aktivizuar dukshëm shefin e Ekzekutivit, Isa Mustafa. Kryeministri, ka zgjedhur llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” për ta shprehur qëndrimin e tij dhe të Qeverisë që drejton, raporton KTV.

Mustafa, u ka thënë qytetarëve të mos frikësohen nga fjalët e Serbisë, por nga ata që, sipas tij, manipulojnë emocionet e qytetarëve.

“Ata, që kishin merak ta çonin ‘Trepçën’ në likuidim, për t’i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tashti e quajnë të shantazhuar Qeverinë, e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e ka shpëtuar në momentin e fundit nga falimentimi dhe nga mbetja pa punë e më shumë se 5 mijë punëtorëve”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, s’ka nevojë të thërrasim se “Trepça është jona!”, kur ajo është në territorin e Kosovës, siç janë të gjitha pronat e tjera. Ai i ka quajtur dyfytyrësi veprimet e partive opozitare.

“Listën Serbe nuk ua solla unë, por, atë e solli veriu, votat e qytetarëve serbë dhe në fund, e solli dialogu”, ka shkruar Mustafa.

UBT

Por, deklaratat e shefit të Ekzekutivit, për opozitën janë mashtruese, tinëzare e që ia kanë humbur kuptimin dhe rolin Mustafës si kryeministër.

Donika Kadaj-Bujupi, ka theksuar se kreu i Qeverisë, ka kamufluar nenet dhe ka dërguar një projektligj në mënyrë tinëzare, për çfarë edhe njihet në karrierën e tij politike.

Opozita, ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Mustafës, për Jabllanoviqin, për të cilin kreu i Qeverisë ka thënë se, atë nuk e kishte sjell ai.

Përfaqësuesit e opozitës, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe në protestën e së martës, nëse nuk përmbushen kërkesat që u bënë të ditura në protestën e së shtunës.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.