Hidromorava

Rona, pafundësisht e falënderon Tefta Tashkon

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rona Nishliu është personalitet i shquar i estradës sonë muzikore dhe më gjerë.Por, kjo nuk do të thotë që këngëtarja e hitit evropian “Suus” nuk shpreh admirim për personalitet e tjera shqiptare, transmeton Telegrafi.

Përmes një postimi në “Instagram”, Rona ka treguar gjithë respektin dhe dashurinë për Tefta Tashkon.

ARKATANA

“Veç adhurim për Teftën time, Teftën e askujt, Teftën e të gjithëve: Jam e lumtur kur mendoj që themelet e artit tonë, muzikës profesioniste shqiptare, u hodhën nga një personalitet si ju, znj. Tefta Tashko, mu në vitet e para të shtetit të ri shqiptar… Mburrem që një grua ishte nismëtarja e procesit të interpretimit të muzikës popullore dhe asaj të kultivuar përmes koncerteve publike, radios dhe Disqeve! Ju me bashkëpunëtorët tuaj nisët dokumentimin e thesareve të muzikës tonë përmes incizimeve në pllaka gramafoni në Paris e Milano. Kontributi juaj ngelet madhështor në kulturën muzikore kombëtare. Pafundësisht falënderuese… TË DUA”, ka shkruar përbri një fotoje të këngëtares Tefta, të cilën e ka publikuar në Instaramin e saj, Rona. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.