ARKATANA

Mustafa hesht për deklaratën e Jabllanoviqit, Avokati i Popullit e quan shoviniste

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Isa Mustafa ka preferuar të heshtë për deklaratat e ministrit të kabinetit të tij, Aleksandër Jabllanoviq i cili i quajti egërsira familjarët e personave të zhdukur, pas protestës në Gjakovë.

Zyra e kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje nëse do të qortojë Jabllanoviqin për deklaratat e skandaloze të tij.

Kohavisioni ka provuar të marrë qëndrim zyrtar nga kryeministria për këtë çështje, por stafi i Mustafës nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë me deklaratat e Jabllanoviqit është terrorizuar institucioni i Avokatit të Popullit.

Uji Dea

Sami Kurteshi e ka quajtur shoviniste deklaratën e Jabllanoviqit, derisa ka thënë se kjo është shkelja më rëndë që mund të bëjë një ministër.

Kurteshi ka thënë se Jabllanoviq do të duhej ndëshkuar menjëherë, porse sipas tij, ndëshkimin s’ka kush ta bëjë. Avokati i Popullit është shprehur i dëshpëruar, me mos reagimin e menjëhershëm të qeverisë.

Pas protestës që u mbajt në Gjakovë, ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq i quajti egërsira të gjithë ata që protestuan duke i përfshirë edhe nënat e personave të pagjetur.

Ky deklarim i Jabllanoviqit, nxiti reagime të shumta dhe u kërkua shkarkimi i tij, por qeveria për këtë çështje ende se ka thënë asnjë fjalë. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.