Rektori lë “rektorët” pa paga
anë tre “rektorë” të cilët nuk kanë marrë as edhe një cent pagë për muajin dhjetor nga Universiteti i Prishtinës. Të tretë janë penalizuar nga vendimi i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, i cili dy muaj më parë, ka vendosur t’ua ndalë pagat e dyfishta të gjithë profesorëve universitarë. Mirëpo, rasti i ushtruesit të detyrës të Universitetit të Gjilanit, Arben Dermaku, nuk është i njëjtë si i profesorëve të tjerë.
Dermaku i cili është ligjërues në Fakultetin Ekonomik të UP-së, ishte emëruar në cilësinë e anëtarit të Këshillit të përkohshëm Drejtues në Universitetin e Gjilanit nga ana e ish-ministrit Ramë Buja, më 27 qershor 2013. Ky emërim e ka lënë pa asnjë cent, Dermakun, as në Gjilan e as në Prishtinë./zeri/


