Eko Higjiena

Haradinaj: Të hetohet SHIK-u!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk preferon të flasë për zgjedhjen e Kadri Veselit në krye të Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se nuk ka votuar për zgjedhjen e tij kryetar.

Megjithatë, ai është i bindur se veprimtaria e Shërbimit Informativ të Kosovës, që e ka udhëhequr Veseli, duhet hetuar derisa ky i fundit është në krye të legjislativit të vendit.

FIDANISHTJA

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë së Kosovës./zeri/