Eko Higjiena

Tuj shëtitë bregut të Mirushës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hej, tuj shëtitë bregut t’ Mirushës – Shikoj malit, shikoj fushës … Shikoj malet e Karadakut – M’ kënaqet syri prej merakut !

M’ kënaqet syri prej merakut !

Refreni:
Hej, do t’ia marri pushkën e Idriz Seferit –
Që t’ia shkurtoj rrugën armikut të tmerrit !
Do t’ ia marri këngën e Isuf Myzyrit –
Që t’ ia këndoj pritjen në kasolle t’ fierit !
Do t’ ia marri penën Zejnullah Halilit –
Që t’ia shkruaj vargjet këngës së bilbilit !
Do t’ ia marri brushën e Demir Behlulit –
Që t’ ia bëjë portretin trimit Dedë Gjon Lulit !

Hej, atje lartë mbi Karadak ,
N’ shpirt e n’ zemër kam merak –
T’ ngrehë shtëpi , të ngrehë konak ,
N’ kulm t’ shtëpisë të ngrehë bajrak !

Eco Higjiena

Refreni:
Hej, do t’ia marri pushkën e Idriz Seferit …etj.
Hej, mbi konak ta ngrehë çardakun –
Që ta shoh krejt Karadakun !
Mbi oxhak t’ ia ngrehi timat ,
Brenda n’ odë t’ia këndoj trimat !

Refreni:
Do t’ia marri pushkën e Idriz Seferit …etj.

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Gjilan, më 21.12.2014.