Uji Dea

Kurti: Koalicioni PDK-LDK, i dobishëm vetëm për rrethin e ngushtë klanor të Thaçit dhe Mustafës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se viti 2014 do të mbahet mend për votimin e turpshëm nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, kurse si proces migrimet e vazhdueshme e qytetarëve nga vendi i tyre.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Kurti ka deklaruar se pushteti në Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas ishte gjeneroz ndaj kërkesave të Serbisë, kurse moskokëçarës ndaj nevojave bazike të qytetarëve.

Ai ka thënë se këtë gjenerozitet ndaj Serbisë do ta vazhdojë edhe koalicioni PDK-LDK.

Kurti ka thënë se nuk u beson premtimeve të qeverisë Mustafa, përpos atyre që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, përgatitjen e infrastrukturës ligjore për Gjykatën Speciale dhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë kontekst, Kurti ka vlerësuar se koalicioni PDK-LDK do të jetë i dobishëm vetëm për rrethin e ngushtë klanor të Thaçit dhe Mustafës.

United Hospital

Ai ka deklaruar se ky koalicion është i gatuar për ta vendosur diktaturën e numrave në Kuvend.

Kurti ka thënë se është paksa paradoksale, por kjo qeveri është më antipopullorja që ka pasur Kosova.

“ Megjithëse është paradoksale, tashmë jam i bindur se kjo qeveri e koalicionit të madh, është qeveria me anti-popullore që ka pasur Kosova se paku nga viti 1999. Jo thjesht sepse veprimet e tyre qeverisëse do të rezultojnë kështu, por sepse kështu është edhe sa i përket mbështetës popullore”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur i bindur se koalicioni VLAN do të ishte më i miri për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.