ARKATANA

Shqiptari përdhunon italianen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një shqiptar 46-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pas denoncimit të një të reje italiane se e kishte dhunuar seksualisht e në mënyrë sistematike.

Sipas medieve italiane, 46-vjeçari, identiteti i të cilit mbahet i fshehur, është dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe trafik narkotikësh.

ARKATANA

Shqiptari ka parkuar makinën para shtëpisë së vajzës 27-vjeçare dhe i ka kërkuar asaj që të bënin një xhiro bashkë në periferi të Romës. Gjatë udhëtimit, duke e bërë vajzën të besojë se e di një rrugë të shkurtër, ai e ka futur atë në një zonë të izoluar dhe të vetmuar. Këtu e ka shfrytëzuar rastin dhe me forcë e ka zhveshur duke e përdhunuar. Vajza është përpjekur të largohet, por ai e ka kapur sërish nga flokët dhe e ka futur në makinë.

Të nesërmen vajza ia ka dalë të shpëtojë. E tronditur dhe e frikësuar nga një hakmarrje e mundshme vajza nuk e ka raportuar ngjarjen në polici, por ia ka treguar miqve të saj, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital. Më pas ajo bëri denoncimin, ndërsa Policia e ka e arrestuar pak ditë pas ngjarjes. Ai është dërguar në burgun e Rexhinës, ndërsa pritet gjykimi për veprën penale “dhunë seksuale”.