Serbia fiton miliarda euro në tregun kosovar
Që nga paslufta e deri sot, Kosova është bërë një vend vasal i Serbisë, kur është në pyetje bilanci tregtar. Ekspertët e ekonomisë, opozita dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për këtë situatë alarmante të këmbimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sillen në kuotën një me nëntë në të mirë të palës serbe, i bëjnë përgjegjëse të gjitha qeveritë e pasluftës, duke i cilë- suar të dështuara që e favorizuan importin e në të njëjtën kohë e bllokuan prodhimin kosovar.
Vetëm sivjet, eksportet e Serbisë drejt vendit tonë janë 400 milionë euro, shkruan gazeta Kosova Sot.
Që nga paslufta e deri sot, Kosova është bërë një vend vasal i Serbisë, kur është në pyetje bilanci tregtar. Ekspertët e ekonomisë, opozita dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për këtë situatë alarmante të këmbimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sillen në kuotën një me nëntë në të mirë të palës serbe, i bëjnë përgjegjëse të gjitha qeveritë e pasluftës, duke i cilë- suar të dështuara që e favorizuan importin e në të njëjtën kohë e bllokuan prodhimin kosovar.
Shifrat zyrtare tregojnë se importi i mallrave serbe në Kosovë është rritur edhe sivjet. Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, vitin që lamë pas në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë euro, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro, me çka e importi rritet në afër 600 milionë euro. Kurse, eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi gjatë vitit 2015 ishte 27 milionë euro. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka treguar se gjatë vitit 2015, ka pasur rritje të importit për 4 për qind më shumë se në vitin 2014. Në përkrahje të importuesve në Kosovë, në fillim të këtij viti edhe një herë ka dalë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai përmes një komunikate të përbashkët me Odën Ekonomike të Serbisë, ka deklaruar se i kanë dërguar një letër organeve të larta të BE-së me kërkesë për parandalim të aktiviteteve të ‘Vetëvendosjes’ në Kosovë, aktivistët e së cilës po pengojnë importin e mallrave nga Serbia
Fushatat vetëdijesuese dështuan
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha për “Kosova Sot” se eksportet e Serbisë në Kosovë sipas vlerësimeve të tyre sivjet do të përmbyllen me 400 milionë euro. “Me gjithë përpjekjet tona për ta vetëdijesuar konsumatorin tonë që të konsumojnë prodhime vendore koha po tregon se përpjekjet tona më shumë se dhjetëvjeçare nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara”, ka thënë ai. Sipas Shahinit, kemi nevojë urgjente për krijimin e një platforme kombëtare të zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të vetëdijesimit të mosvarësisë nga prodhimet e huaja, në veçanti atyre të Serbisë. “Fundja, këtu faji bie mbi të gjitha qeveritë e pasluftës që kanë mundur të bëjnë më shumë në këtë drejtim në vetëdijesimin e popullatës që të konsumojnë në radhë të parë prodhime vendore, që janë të një cilësie shumë të lartë”, theksoi ai. Ndërsa, deputeti i opozitës Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha për gazetën”Kosova Sot” se të gjitha qeveritë e pasluftës që ishin të dështuara ku aty duhet përfshirë edhe qeverinë aktuale Mustafa mbajnë përgjegjësi morale, penale dhe ligjore që favorizuan vetëm importin dhe bllokuan prodhimin vendor kosovar. “Ndaj pa fije dyshimi them se ato janë fajtore që lejuan të Kosova të bëhet një ” vasale”, e Serbisë kur janë në pyetjet bilancet negative në mes të importit dhe eksportit”, theksoi ai.
Pak tregti e më shumë kontrabandë
Njohësi i çështjeve ekonomike, Nazmi Mustafa, tha për “Kosova Sot” se e kemi këtë situatë vasaliteti, pasi që biznesmenët tanë po bëjnë tregti me Serbinë. Sipas tij flitet se gjysma e mallit është kontrabandë nga Serbia, përmes këtyre kompanive, e që e dëmtojnë rëndë buxhetin e Kosovës, që do të thotë se buxheti i vendit shkaku i kontrabandës është më i varfër për 1 miliard euro në vit. “Me këto para investime vetëm në një vit do të mund të kishim një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe një zbutje të ndjeshme të papunësisë”, ka thënë ai. Suat Berisha, ekspert i ekonomisë, tha për “Kosova Sot” se Kosova që nga paslufta ka pasur raport skajshmërisht të disfavorshëm në shkëmbimin tregtar me Serbinë, pothuajse kryesisht ka importuar dhe mbulesa e importit me eksport ende nuk ka arritur 10 për qind, d.m.th. 90 për qind kemi import në kuadër të këmbimit tregëtar me Serbin. “Kosovën e bënë vasale ndaj Serbisë disa faktorë të natyrës ekonomike dhe sidomos ato të natyrës politike: struktura ekonomike e Kosovës, mungesa e prodhimtarisë vendore,informaliteti ekonomik në kalimet kufitare me Serbinë, konkurueshmëria,nacionalizmi ekonomik serb, për moskonsumimin e produkteve kosovare, barrierat doganore të Serbisë ndaj produkteve kosovare, barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit me Serbinë, barrierat në dokumentacionin mbi prejardhjen e produkteve kosovare, barrierat në dokumentacionin për transportimin e mallrave kosovare në Serbi”, u shpreh ai./kosova sot/


