Eko Higjiena

Veteranët në pritje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e dytë të hënën, në të nuk u diskutua çështja e pranimet të UP e më shumë se njëmijë nxënësve të familjeve të dala nga lufta. Ministri i ri, tha se as të hënën nuk është diskutuar asgjë në mbledhjen e qeverisë lidhur me kërkesat e OVL’së. Këta ta fundit po e presin ministrin e ri.

As dalja nga ngërçi politik nuk u gjeti zgjidhje shoqatave të dala nga lufta. Madje as protestat atyre nuk kryen punë. Ndonëse Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e dytë të hënën në të nuk u diskutua çështja e pranimit në UP e më shumë se njëmijë nxënësve të familjeve të dala nga lufta.

Ai i cili po u prin kësaj çështje ministri i arsimit, Arsim Bajrami, i ka thënë gazetës “Tribuna” se as të hënën nuk është diskutuar asgjë në mbledhjen e Qeverisë lidhur me kërkesat e OVL-së.

“Jo asgjë nuk është diskutuar. Jam në mbledhje nuk mund të flas”, ka thënë Bajrami. As në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës nuk është diskutuar ende asgjë lidhur me pranim ose jo të studentëve të rinj në UP.

Uji Dea

Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, u shpreh se ish- zëvendës ministri i Arsimit ka koordinuar punët e mbledhjes së Këshillit, rektorit si dhe pjesëtarëve të OVL-së.

Tash me largim të ministrit Buja, Islamaj u shpreh se procesi ka ngecur.

“Komisioni që u themelua nuk u mbajt më, sepse aty i ka koordinuar punët zëvendësministri, ai nuk është më në atë pozitë. Kështu që tash ka mbetur puna vetëm tek ministri i ri”, tha Islamaj.