FIDANISHTJA

Haradinaj s’i jep jetëgjatësi qeverisë LDK – PDK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk beson se një koalicion i lidhur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të zgjasë shumë.

Ai, në debatin Live në televizionin publik, ka thënë se jetëgjatësia e këtij koalicioni dhe e kësaj qeverie të re, do të varet nga qytetarët dhe koha do ta tregojë këtë.

“Qytetarët do të vendosin se a do të jetë kjo qeveri katër vjeçare. Unë nuk besoj se do të zgjas katër vjet. A do ta ndryshojë opozita këtë gjendje apo qytetarët, do të shohim me kalimin e kohës. Por kjo nuk do të zgjas shumë”, ka thënë Haradinaj.

UBT

Ai ka kritikuar edhe mbajtën e mbledhjes së Qeverisë sot, ku u miratua edhe projekt-buxheti për vitin 2015.

Haradinaj thotë se gjatë kësaj mbledhje është dashur që të gjendet edhe një mundësi për qytetarët që po ikin në masë jashtë vendit.

“Qeveria, edhe pse ka mbajtur një takim për buxhetin, ka mundur ta cekë edhe një pikë, për ikjen e qytetarëve. Një qeveri e ndërgjegjshme, në momentin e parë është dashur të ndërmerr diçka. T’i jap mundësi të rinjve që të mos ikin, që brenda tre muajve t’ju jap një premtim për zgjidhje”, është shprehur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.