FIDANISHTJA

Ndarja e ministrive të ekonomisë nga partnerët pengon suksesin e tyre

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Partitë e koalicionit qeverisës pritet ta pengojnë njëra-tjetrën në projektet ekonomike që mund të iniciohen nga ministrat e sektorit të ekonomisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndarje e ministrive të ekonomisë në mes të dy parterëve nga ekspertët është parë si lëvizje e gabuar e koalicionit, gjë që është dëshmuar edhe në të kaluarën.

Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga një ekonomist do t’i ketë sërish pesë ministri që kanë drejtpërdrejt ndikimin në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që del të jetë ministria me më shumë projekte kapitale, i është besuar ish-ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, e kolegut të tij, ish-ministrit të Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, Memli Krasniqi, i është dhënë Ministria e Bujqësisë. Ministria e Financave i është besuar ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, nga LDK-ja. Nga kjo parti vjen edhe kryesuesja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dikur ministër i Tregtisë dhe i Industrisë.