Kush na i shtini fitilat ndër veti
Kush na i shtini fitilat ndër veti, Që nuk shkojmë me ndejë te njëri – tjetri?! Kush na i shtini helmin dhe iletin, Që nuk shkojmë na, mirë me njëri – tjetrin ?!
Kush na i mbushi zemrat plot me vrer ,
Njëri – tjetrit që s’i shkojmë në derë ?!
Kush na e solli gjithë këtë xhelozi ,
Që nuk duam me u pa me sy ?!
Kur dikush arrin ndonjë sukses –
Tjetri sëmuret , dergjet edhe vdes ?!
Kush na e solli gjithë këtë alergji ,
Që nuk duam me u marrë me blegtori ?!
Kush na e solli këtë epilepsi ,
Që nuk duam me u marrë me bujqësi ?!
Kush na mësoi që ne ta urrejmë punën ,
Ta lamë t’ mirën e ta puthim dhunën ?!
Kush na e solli neve këtë traditë ,
Që t’ i lamë nën dry mbyllur shtëpitë ?!
Kush na e mbolli në kokë kaq lehtë bindjen ,
Që të ikim e ta lamë vendlindjen ?!
Kush na mbështeti për shpatën e tehut ,
Që të ikim kaq lehtë prej Atdheut ?!
Kush na e solli këtë plagë të iletit ,
Që t’i marrim rrugët e kurbetit ?!
Kush na solli deri n’ këtë siklet –
Trojet tona , na që t’i lamë shkret ?!
Kah na këndoj përmbi veshë kjo qyqe ,
Që përbuzim kaq lehtë gjuhën shqipe ?!
N’ dhera t’ huaja do t’ lamë asht e lëkurë ,
Do t’i humbim traditë e kulturë !
N’ dhera t’ huaja harrojmë fis e farë ,
Do t’ harrojmë shumë shpejt që jem shqiptarë !/rajonipress/
Gjilan, 05.12.2014. Demir Krasniqi


