Fundamenti

Kryepolici i Serbisë për veriun e Kosovës shtyp me makinë policin kosovar në detyrë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kreu i Policisë së Serbisë për Zveçan, Zubin-Potok, Mitrovicë dhe Leposaviq, Ninoslav Mijanoviq – “Nino”, ka goditur me makinë një polic të Kosovës derisa ishte në detyrë.

Incidenti ndodhi në fshatin Grabofc të Zveçanit, ku polici kosovar ishte duke kryer kontrollin rutinor të makinave në trafik.

Këtë informatë gazeta e ka siguruar nga burime të sigurta, ndërsa zyrtarë të Policisë së Kosovës e konfirmuan incidentin, por mohuan se kanë njohuri për identitetin e personit që goditi policin me veturë.

Eco Higjiena

Sipas burimeve te sigurta të gazetës, polici kosovar M. Miliçeviq ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin që gjendet ne pjesën veriore të Mitrovicës.

Incidenti thuhet të këtë ndodhur rreth orës 17:10, ku polici në detyrë po vëzhgonte trafikun në rrugën magjistrale të Ibrit, e cila shpie nga Mitrovica drejt kalimit kufitar me Serbinë, në Jarinja të Leposaciqit.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur polici kosovar në detyrë ka tentuar ta ndalte një veturë që lëvizte ne drejtimin Leposaviq-Zvecan me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar në atë segment rrugor./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.