Eko Higjiena

Policia nuk di të përdorë saktë forcën fizike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Policia e Kosovës nuk e di me saktësi se si duhet të përdoret forca fizike. Madje më tepër se gjysma e zyrtarëve të saj që janë testuar, nuk kanë arritur ta kalojnë as testin me shkrim lidhur me përdorimin e kësaj force, duke u përballur me shumë ngecje në fushën e trajnimeve dhe njohurive në këtë sferë, shkruan sot Koha Ditore.

Përveçse mungon harmonizimi i normave ligjore dhe i procedurave standarde për operim, zyrtarët policorë po ashtu nuk i vijojnë me rregull kurset e trajnimet për këtë gjë, e sidomos ata nga Mitrovica e Veriut.

Uji Dea

Këto ngecje i ka evidentuar Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), duke kërkuar që sa më shpejt të bëhen përmirësimet e nevojshme në këto segmente.

Me përjashtim të drejtorive në Prizren dhe Prishtinë, të dhënat e Inspektoratit tregojnë pjesëmarrje të ulët të zyrtarëve policorë në ricertifikim për përdorimin e forcës. /koha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.