ARKATANA

Prokuroria mbyll sytë e veshët përballë pasurive milionëshe të fshehura në botë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht që gjatë fushatave parazgjedhore, ka pasur akuza e kundërakuza të politikanëve në pushtet dhe opozitë, ku janë përmendur pasuri të fshehura gjithandej nëpër botë, në shtete të ndryshme, në Zvicër, Dubai, ishujt Kajman e vende të tjera, institucionet e shtetit të Kosovës, drejtësia, akoma nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm që të zbulohen ato pasuri të kundërligjshme jashtë Kosovës të politikanëve, që kanë pasur pushtetin në Kosovë, në periudha të ndryshme që nga paslufta e deri më sot.

Burjani:Politikanët që po akuzojnë të bashkëpunojnë me prokurorinë.

“Edhe gjatë fushatës në Drenas dolën në skenë disa akuza e kundërakuza mes krerëve të luftës, që sot janë në politikë, ku prokuroria është dashur të merrej me këtë rast, por fatkeqësisht ata as që guxon t’i kthejnë sytë nga këta politikanë. Prokuroria është dashur t’i hapë sytë dhe veshët dhe të nisë hetimet lidhur me të gjitha këto akuza, për ta zbuluar të vërtetën rreth pasurisë së tyre të fshehtë nëpër të gjitha vendet e botës, sikur që janë në Zvicër, Dubai, ishujt Kajman etj.”, është shprehur analisti Islam Krasniqi,raporton Gazeta Kosova Sot

Pavarësisht që gjatë fushatave parazgjedhore, ka pasur akuza e kundërakuza të politikanëve në pushtet dhe opozitë, ku janë përmendur pasuri të fshehura gjithandej nëpër botë, në shtete të ndryshme, në Zvicër, Dubai, ishujt Kajman e vende të tjera, institucionet e shtetit të Kosovës, drejtësia, akoma nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm që të zbulohen ato pasuri të kundërligjshme jashtë Kosovës të politikanëve, që kanë pasur pushtetin në Kosovë, në periudha të ndryshme që nga paslufta e deri më sot.

Uji Dea

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se këto veprime nuk po ndërmerren pikërisht nga fakti se është vetë ekzekutivi i vendit-Qeveria, që nuk është shumë e interesuar për mbështetjen dhe inkurajimin e funksionimit të shtetit ligjor, që do të merrej edhe me këto hetime. Sipas tij, është nevojë imediate që sistemi i drejtësisë t’i procedojë të gjitha rastet e abuzimeve me pasuritë e asetet publike të të gjitha formave, ngase është në interesin e shtetit, popullit dhe të kulturës juridike e shtetërore. “Pasuritë e fshehura veçanërisht jashtë vendit apriori rezultojnë të jenë korruptive, abuzive, spekulative dhe ilegale ndryshe nuk do të kishte nevojë që të anash fshiheshin jashtë vendit dhe qytetarëve të shtetit të vetë”, theksoi profesor Smaka.

Haziri: Pa drejtësi të pavarur nga politika, nuk mundë të ketë hetimet të kësaj natyre Nevojën e zgjimit nga gjymi të institucioneve të drejtësisë për të gjitha ato dyshime dhe akuza të bëra publike e sheh të domosdoshme dhe urgjente edhe analisti Blerim Burjani. “Deri më tash nuk ka pasur ndonjë hetim thelbësor në temën e pasurive të fshehura nëpër shtetet tjera , sado që ka dyshime se shumë zyrtar mundë të kenë pasuri të tilla në sende të paluajtshme nëpër shtete të ndryshme të botës. Këto gjëra asnjëherë nuk janë qartësuar për opinionin publik, sado që ka dyshime se zyrtarë të lartë të këtij tipi të sotëm, si të deputetit e deri te ministrat a kryetarët e komunave, dyshohet se kanë abuzuar me para publike dhe janë përfshirë në biznese të shumta të kundërligjshme, që i kanë bërë dëme mjaft shumë buxhetit të shtetit”, theksoi Blerim Burjani. Tani ai thotë se pa pasur edhe denoncim, që duhet të vijë nga partitë politike nuk mund të ketë zbardhje të rasteve të dyshimta, por është koha që edhe partitë politike që kanë akuzuar të fillojnë të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë, me gjykatat për të ofrua prova material dhe formale ndaj individëve, që janë apostrofuar.

Ndryshe edhe sipas analistit, Arsim Haziri, pa një shtet stabil të së drejtës dhe të drejtësisë së pavarur nga politika, nuk mund të ketë as hetim të kësaj natyre të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Në shoqërinë tonë një organizim i tillë i shtetit, funksionimit dhe ndarjes nuk ekziston. Këtë e flet gjendja, në të cilën gjenden institucionet “demokratike” dhe ndikimi i skajshëm i politikës kosovare. Sa i përket një hetimi të mundshëm, për të gjitha keqpërdorimet dhe manipulimet me paratë shoqërore, konsideroj se është një veprim i pamundshëm, pasi Kosovën e udhëheqin të njëjtët njerëz si nëpër institucione ashtu edhe në politikë. Pra, si mund të pritet për një investigim për gjitha pasuritë e shpërndara nëpër Evropë e gjetiu prej të njëjtët njerëz. Ata në këtë kuptim s’mund të jenë bartës të një drejtësie të pavarur dhe të paanshme, duke e ditur qartë- sisht se çfarë njerëz kanë instaluar në po këto institucione të drejtësisë”, theksoi analisti Arsim Haziri për “Kosova Sot”.