Në 18 – vjetorin e vdekjes së : Dr.Xhavit Ahmetit
(1952 – 21. XI. 1996). Pyesin shkenca e fakulteti – Ku na mbet Xhavit Ahmeti ?! Njeriu i dijes që s’jeton ma – Njërin krah ne, na e ka tha !
Mu atëherë kur kishim shpresë –
Atë e mori vdekja kobzezë !
Mish e shpirt u angazhua ,
Për Atdhe për të punua !
Ai punonte për Pavarësinë ,
Shkollën shqipe dhe lirinë !…
Për shkollë shqipe të Kosovës –
Fanar drite n’ krah t’ shqiponjës !
Për arsim dhe shkencë shqiptare –
Gurë-themel, figurë kombëtare !
N’ krenari i qeshej fytyra –
Këso figure rrallë lind natyra !
Që nga mosha e tij mitare –
U mor me çështje kombëtare !
Ish largpamës , vizionar ,
Mish e shpirt ishte atdhetar !
N’ rrugë e gjet vdekja mizore –
N’ krye t’ detyrave t’ çështjes madhore !
Në amshim shkoi me sy hapur –
T’ shohë Kosovën e pavarur !
Në jetë kishte largpamësi ,
Vizionar me urtësi .
Kosovën e shihte në rritë –
Mu si dielli kur lind plot dritë !
N’ Përlepnicë , n’ familje t’ rodit –
Le e rritë ky bir i kombit !
Punën e respektonte shumë ,
Natë e ditë nuk bënte gjumë !
Diturinë aq shumë e ngjeshi –
Për Kosovën që shumë e deshi !
Nuk pat fat t’ a shijojë lirinë ,
Shtet t’ Kosovës dhe Pavarësinë !
Ditë e natë punoi pa u ndalur ,
Për arsimin shqip të pavarur !
Aparteidin serb ta largonte –
Shkolla shqipe t’ përparonte !
N’ këtë detyrë t’ vështirë atdhetare –
Kishte zemër guximtare !
Pavarësia e shkollës shqiptare –
Sakrifica kishte gjithë fare !
Xhavit Ahmeti ishte i pari ,
Bëri hapat për së mbari –
T’mbijetojë shkolla shqiptare ,
Nga regjimet serbo – barbare !
Në udhëkryq, në luftë ndaj dhunës –
Vdekja ia ndali hovin e punës !
Për fuqinë intelektuale –
S’ ia la shoqin ndër këto male !
Atdhetarit fryma i ndalet ,
Por s’i shuhen idealet !
Kah ka sofra buke e kripe –
Do t’ jetësohen shkollat shqipe !
Xhavit Ahmeti , ai mendjehollë –
Na mungon sot shumë në shkollë !
N’ fakultete e ligjërata –
Veprat e tij janë jetëgjata !
Vepra e tij do t’ përjetësohet ,
Për gjithmonë do t’ respektohet !
Urojnë malet, valët e detit –
Lavdi veprës Xhavit Ahmetit !
Gjilan, më 17.11.2014. Demir Krasniqi


