UBT

Shkëndije Mujaj, “Ju tregoj të vërtetën e jetës time në Zvicër”

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse e paragjykuar nga shumë njerëz, ajo ka pasur edhe një arsye. Provokimet e shumta që i ka bërë deri më tani i ka të gjitha me paramendim, është e para që nisi këtë lloj trendi me foto të nxehta që po vazhdohet nga të tjerat. Këngët e saja kanë qenë nëpër topcharts të ndryshme në rrjetet online të muzikës, gjë që është vlerësuar nga vokali e jo nga pamja.

Shkëndije Mujaj vjen me një intervistë mbi veten dhe punën e saj duke hedhur kritika tek të tjerët për joprofesionalizëm. Cilat janë të rejat e saja, me cfarë do të vij së shpejti si dhe si e ka arritur jetën e luksit në Zvicër!

Ke paralajmëruar një projekt të ri muzikorë, mund të na tregosh për cfarë bëhet fjalë, bashkëpunëtorët dhe cilat janë pritshmëritë tua për këtë?

Ky projekt është thjeshtë një intro këngë duke u bazuar në thashethemet që janë duke u bë rreth meje këto 4 vitet e fundit, kam përzgjedhur këtë rrugë përmes kësaj kënge të shprehi revoltën ndaj atyre që vazhdojnë të shpifin gjëra të pavërteta ndaj meje. Kjo ishte ide e imja personale dhe të cilën e kam realizuar në dy variante njërin tek ëirusi dhe tjetri version tek Blero. Me qenë se gjatë verës Blero kërkoi të më takojë në lidhje me ndonjë projekt, unë i prezantova këtë variant dhe më treguan një demo që mua më pëlqej, kam vendosur të bëj dhe video që ishte hera e parë të bashkëpunoj me Entermedian nga Prishtina.

Jeton në Zvicër, nga fotot që kemi parë duket sikur bën një jetë shumë luksoze, nga i fiton gjithë këto pasuri Shkëndija?
Mendoj që bëj një jetë mesatare duke e kombinuar me luks, këtë pasuri e kam trashëguar nga prindërit e adoptuar duke e kombinuar me aftësitë e mia në avancimin e të ardhurave. Meqë vij nga Kosova dhe shpesh e vizitoj vendlindjen, duke parë kushtet e vështira ekonomike të popullit tim, nuk kam qenë kurrë e shfrenuar me gjitha mundësitë që kisha të bëj një jetë të tillë.. Unë kam ardhur pa prindërit në Zvicër kur isha vetëm 13 vjece, po qëndroja në një kamp strehimore ku ishin gjithë fëmijët pa prindër, gjatë një reportazhi që u bë nga një medium Sfr Tv më kishte parë një familje që erdhi e më mori, pra kam pasur fatin të jetoj si fëmijë i tyre në hotelin që kishin deri në moshën 18 vjece ose më mirë të themi kur erdhi babai im dhe më mori, nga kjo familje kam trashëtuar cdo gjë që sot disponoj.

Në një intervistë të fundit ke deklaruar se ndryshe nga femrat e njohura botërore me të pasme të mëdha, ti i ke më të mira madje edhe si këngëtare je vokalisht mirë, si e dëshmon këtë?
Po kam thënë, shumë e vërtetë e them prap se e falenderoj Zotin për format feministe dhe natyrisht sportin që më ndihmon për theksimin e tyre edhe më shumë dhe sugjeroj të gjitha femrat të bëjnë palestër sepse është shumë efektive.

UBT

Pse nuk je shumë aktive në muzikë, ke frikë nga konkurenca apo mungon kualiteti i producentëve tek ne?
Konkurencë nuk kam aspak sepse unë jam 100% unikate në cdo aspekt, e dyta variantë që cekët është shumë e vërtetë që tek ne mungojnë producentët kualitativ për fat të keq dhe e treta është se duhet të kesh njerezit e duhur në momentin e duhur dhe njëkohësisht idenë e realizimit të kesh që buron nga shpirti vetvetiu e ajo nuk ndodh cdo ditë pasi duhet të kesh inpirim etj, ka shumë faktorë pastaj edhe në jetën private duhet të jesh stabil dhe e kënaqur e kjo të ndihmon shumë në aspektin profesional. Për sa i përket vokalit tek disa emra tek ne dhe ndërkombëtar të gjithë e dimë që janë tmerr ose më mirë playback shou bëjnë shumica kur kanë koncerte, unë mund të vërtetoj nëse ju kërkoni këngën This is the time që ishte në toplista në vitin 2010/11, ato nuk e përzgjodhën këngën time se më njihnin mua personalisht apo kisha fjetur me dikë ose kisha bërë lidhje e foto sic i keqpërdorin shumica e njerëzve që të futen në shoubiznes, ajo këngë thjeshtë zuri vend për shkak të vokalit tim për 3 vite rradhazi, ishte në topcharts tek Amazon, Itunes etj, kam shumë vetbesim në vokalin tim 100%.

Më herët ke pas realizuar klip në Dubai, ka qenë i kushtueshëm, do e bëje dhe një tjetër të tillë?
Po kam disa mendime rreth një projekti të ri të tillë por dua të kem njerëzit e duhur, nuk ka rëndësi investimi kur ja vlen produkti.

Ndryshe nga muzika je shumë aktive me foto të nxehta, pse gjithë ky provokim i fansave, ku është qëllimi i Shkendijes që të arrijë?
Po, këtë e bëjnë të gjithë, të jenë sa më afër fansave, cdo kush në pikpamje të ndryshme madje unë jam ndër të parat që kam përdorur këtë metodë të jem afër atyre që më ndjekin, është plotësisht gjë normale sa i përket mendimit tim.

Je e dashuruar, ke ndonjë lidhje?
Po, cdo ditë jam e dashuruar, kam lidhje si krejt bota.

Shumë femra të skenës kanë nga një të dashur të pasur, e ka një të tillë Shkëndija?
Në këtë pikpamje nuk kam nevojë financiare të shikoj dikënd me këtë lloj syri, mirëpo shancet dhe mundësitë i kam gjithnjë të lidhem me dikë duke filluar prej milionerëve të vegjël e deri tek princat e miliarderët e Arabisë Saudite. Por, mua nuk më lejon krenaria dhe mentaliteti personal të bëhem lodër e dikujt, Zoti na e ka garantuar të gjitëve fatin deri në momentin e vdekjes dhe nuk duhet të bëhem pre e ngacmimeve të shejtanit dhe të gëzojnë atë pasuri në suaza normale jetësore duke mos eksperimentuar nga gjitha llojet e stimulimit të qenurit qejfli, kam mjaft eksperiencë dhe njohuri të karaktereve të tipave që janë të pasur…/express/