Fundamenti

Gjilani në ditën e gjashtë pa ndriçim publik, heshtja e komunës shton pakënaqësinë e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Disa lagje të qytetit të Gjilanit po hyjnë në ditën e gjashtë radhazi pa ndriçim publik, ndërsa mungesa e një reagimi të qartë nga institucionet komunale ka shtuar shqetësimin dhe pakënaqësinë e banorëve.

Sipas qytetarëve, ndërprerja e ndriçimit publik është duke prekur disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e banorëve gjatë orëve të mbrëmjes dhe ndjenjë pasigurie në hapësirat publike. Banorët kërkojnë nga Komuna e Gjilanit sqarime për shkaqet e situatës dhe një zgjidhje të shpejtë të problemit.

Qytetarët pretendojnë se problemi lidhet me një borxh të komunës ndaj KEDS-it, i cili, sipas tyre, ka ndikuar në ndërprerjen e furnizimit për ndriçimin publik. Këto pretendime kërkojnë konfirmim zyrtar nga Komuna e Gjilanit dhe KEDS-i.

Sylejmani, banor i Gjilanit, shpreh indinjatën e tij ndaj asaj që e konsideron neglizhencë institucionale.

“Alban Hysenin do ta padisim në Gjykatë dhe do ta dërgojmë edhe në Prokurori për të nisur hetime për këtë neglizhencë të qëllimshme”, deklaron ai, duke shtuar se mungesa e ndriçimit publik është e papranueshme për një qytet të madh.

Fundamenti

“Mungesa e ndriçimit në këtë kohë digjitale është turp për një qeverisje të lodhur e pa shpirt”, shprehet Sylejmani.

Edhe një tjetër qytetar, Avdyli, e vlerëson situatën si shenjë të mungesës së reagimit institucional. Sipas tij, qytetarët po përballen me pasoja konkrete në jetën e përditshme, ndërsa përgjegjësitë mes institucioneve mbeten të paqarta.

“Qeverisja komunale po tregohet pasive, sikur Gjilani të ishte jashtë orbitës së tyre. Është bllokuar qendra e qytetit, ndërsa lagje të tëra kanë mbetur pa ndriçim publik, duke shkaktuar nervozë dhe pasiguri te gjilanasit”, thotë Avdyli.

Deri në publikimin e këtij raportimi, Komuna e Gjilanit nuk ka dhënë një sqarim publik lidhur me arsyet e ndërprerjes, shumën eventuale të borxhit, komunikimin me KEDS-in apo afatin për rikthimin e ndriçimit.

Mungesa e ndriçimit publik tashmë ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dalin publikisht me fakte dhe një plan konkret për zgjidhjen e problemit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.