Statuti i UP-së pengon regjistrimin me automatizëm
Lista e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së me emrat e kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, nga 100-150 veta që ishte para një dekade në fillim të zbatimit të Memorandumit ndërmjet UP-së dhe shoqatave, ka arritur tash në 1000 veta.
Me listën e fundit dërguar në Rektorat, 100 deri në 300 kandidatë kërkohen të regjistrohen vetëm në një fakultet, madje me automatizëm./zeri/


