Eko Higjiena

Kadare: Populli shqiptarë më i emancipuari në botë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkrimtari më i madh shqiptar dhe i nominuari i përhershëm për çmimin Nobel për letërsi, Ismail Kadare, ka thënë se kombi shqiptarë është më i emancipuari në botë.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë letërsia e ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar.

Uji Dea

“Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm. Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë”, ka shkruar Kadare.