Uji Dea

Fondet miliardëshe të hetohen

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ekspertët e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë theksojnë se sidomos tani do të duhej të zgjohej nga gjumi Prokuroria e Shtetit dhe të hetojë këto fonde ex officio, sipas detyrës zyrtare, edhe mbi bazën e akuzave publikë që po bëhen kohëve të fundit.

Disa pushtetarë dyshohet se u pasuruan duke vjedhur.

Ekspertët e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë theksojnë se sidomos tani do të duhej të zgjohej nga gjumi Prokuroria e Shtetit dhe të hetojë këto fonde ex officio, sipas detyrës zyrtare, edhe mbi bazën e akuzave publikë që po bëhen kohëve të fundit,raporton Gazeta Kosova Sot

Eco Higjiena

Një nga obligimet që do të duhej kryer nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, që nga periudha e hershme e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, por që nuk është bërë, është hetimi dhe zbardhja e abuzimeve që janë bërë me fondet e luftës, fondin ‘3-Përqindëshin’ të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshit dhe të fondit “Vendlindja Thërret” të themeluar dhe menaxhuar nga ish-drejtuesit e LPK-së. Ka kohë që abuzimi me këto fonde është bërë temë e akuzave dhe kundërakuzave në mes të zyrtarëve të lartë të politikës dhe institucioneve. Së fundi, edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, edhe pas përfundimi të tyre, po zhvillohen polemika të ashpra në mes të aktorëve të luftës për mënyrën dhe individët që abuzuan me ato fonde. Polemika të ashpra kanë nisur mes Ramiz Lladrovcit dhe Jakup Krasniqit rreth manipulimit me parat e atyre fondeve. Ekspertët e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë theksojnë se sidomos tani do të duhej të zgjohej nga gjumi Prokuroria e Shtetit dhe të hetojë këto fonde ex officio, sipas detyrës zyrtare, edhe mbi bazën e akuzave publike që po bëhen kohëve të fundit.

Kapësit e shtetit i kanë në dorë hetimet Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se hetimi i këtyre dy fondeve është dashur të iniciohet fillimisht nga Kuvendi i Kosovës, nëpërmes krijimit të dy komisioneve, para të cilave do të duhej raportuar përgjegjësit e këtyre dy fondeve, dhe vetëm pastaj të shihet se sa ka hapësirë dhe argumente të bollshme për veprim edhe nga Prokuroria e Shtetit. “Kuvendi e ka pasur dhe e ka përgjegjësinë për të krijuar një komision, i cili do të merrej me analizën e të hyrave dhe të dalave të të dyja fondeve, fillimisht një komision për Fondin e 3%, që ka funksionuar deri në vitin 2000, i themeluar dhe drejtuar nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi në vitin 1992, që thuhet se ka mbledhur rreth 4 miliardë marka gjermane, dhe tjetri për ‘Vendlindja Thërret’ i themeluar në vitin 1993 nga LPK-ja dhe ka funksionuar deri në vitin 1998 duke i dhënë llogari kryesisë së LPK-së për çdo hyrje-dalje, por pas ndërhyrjeve në LPK nga Drejtoria Politike e UÇK-së dhe Hashim Thaçit me grupin e tij kur edhe kanë filluar keqpërdorimet”, theksoi ai.

Kelmendi thotë se tani, sado që në opinion po polemizohet rreth keqpërdorimit të këtyre fondeve, prokuroria e kontrolluar nga ish-përgjegjësit e drejtimit të të dyja fondeve e ka të vështirë, mbase të pamundshme që të ndërmarrë veprime. “Fondi i 3% i kontrolluar nga Isa Mustafa, ish-ministër në qeverinë e Bukoshit tani është kryeministër, kurse për fondin ‘Vendlindja Thërret’ përgjegjës kryesor tani duhet të jetë Hashim Thaçi si president i vendit, dhe duke qenë nën kontrollin e këtyre të dyve prokuroria nuk ka guxim që të dalë as kundër Isa Mustafës, për ta hetuar atë rreth fondit 3% dhe as për fondin ‘Vendlindja Thërret’, që duhet ta hetojë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Këto personalitete të e kanë pushtetin në duart e veta dhe për këtë fakt Prokuroria e Shtetit as që mund dhe as që e ka guximin të merret me këtë çështje”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.