Fundamenti

Rrahën në tregun e veturave, arrestohen dy të dyshuar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim i rënd trupor”, që ka ndodhur në rrugën Qarkore në Gjilan.

Dy viktimat Shqiptar shtetas të Kosovës, raportojnë se kishin vendos një tavolinë për të shitur disa telefona në tregun e veturave, dhe me dy të dyshuarit shqiptar, (punëtorë të tregut) kishin pasur një mosmarrëveshje rreth pagesës së ditëve të mëhershme, pas një fjalosje të ashpër viktimat janë sulmuar fizikisht dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore ku posedojnë raportet mjekësore.

Mobi Casa

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili pas intervistimit ka lëshuar vendim mbi ndalimin ndaj dy të dyshuarve për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/