Pas të shtënave me armë zjarri në Drobesh, policia konfiskon armën dhe 15 fishekë
Viti – Një armë zjarri, 15 fishekë, një gëzhojë dhe pajisja DVR e kamerave janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Drobesh të Vitisë.
Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 20 tetor 2026, pasi paraprakisht ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar armën, 15 fishekë, një gëzhojë dhe pajisjen DVR të kamerave.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën procedurat përkatëse ligjore./rajonipress/

