HW

Medrian Toski futbollisti që po bënë emër në Zvicër

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Dashamirët e futbollit në Kosovë shumë shpejt do të dëgjojnë për super talentin Medrijan Toski i cili po mahnitë ekspertët e futbollit Zvicran.

Toski me prejardhje nga Gjilani konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj që ka pasur futbolli shqiptar e në veçanti ai Zvicran ai me lojërat e tij ka bërë që shumë ekspert të futbollit të jenë të interesuar për karrierën e këtij futbollisti me origjinë nga Gjilani.

I dashuruar pas futbollit talenti Gjilanas për ‘rajonipress’ shpalos zemrën e tij duke kujtuar fillimin e karrierës së tij.

“Edhe pse jam i ri nga mosha, me futboll merrem që nga mosha 8 vjeçare, për mua futbolli është një kënaqësi shpirtërore, por nëpërmjet futbollit kam synim ta ndërtoj karrierën time në klube të mëdha evropiane”.

Medriani edhe pse i lindur në Zvicër mjaftë bukur e flet gjuhën shqipe për këtë gjë ai krenohet, duke bërë me dije se do t`ia zbardhë fytyrën shtetit të Kosovës në paraqitjet e tija futbollistike. “Tani për tani jam në FC Beunnen Liga DA të Zvicrës këtu i kam mësuar hapat e parë të futbollit jemi një mjedis shembullor me shumë talent në skuadër kemi futbollist të ndryshëm nga gjithë Evropa, në klubin tonë gjithçka që punohet është në mënyrë profesionale”.

Mobi Casa

Këmbëshpejti Toski me talentin që ka në fushën e gjelbërt të futbollit shpreson se do të jetë ai që do t`i gëzon shqiptarët kudo që janë.

“Ëndërroj të jem pjesë e një klubi të madh evropian ndërsa me paraqitjet e mia në fushën e gjelbërt të krenohen shqiptarët kudo që janë, ata janë inspirimi jo vetëm i imi por i tërë familjes sime”.

Trembëdhjetë vjeqari Toski bënë të ditur se shumë ekspert të futbollit i janë vënë pas.
“Jemi në kontakte me disa menaxherë shpresoj se do t`i bashkëngjitëm ndonjë Akademie të madhe të futboll për këtë kam edhe përkrahjen nga familjarët e mijë”, thekson Toski.

Një përkrahje të madhe Medriani ka nga babai i tij Driton Toski i cili njëherit është edhe pjesë e stafit të FC Beunnen, Dritoni njihet edhe si humanist i madh i çështjes shqiptare sa herë që ka kërkuar vendi.
“Jemi një klub shembullor, me plot talent Medriani ka një talent të jashtëzakonshëm po e përcjellim çdo lëvizje të tij shumë shpejt pritet të krisalizohen shumë gjëra sa i përket karrierës së tij, futbollit shqiptar po i vjen një futbollist i madh”, thekson Toski. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.