Futbollistja Antigona Behluli drejt FFC Frankfurt
Gjilan – Futbollistja e KF Drita e cila më vonë ndërron emrin në KF Intelektualët, Antigona Behluli shumë shpejt pritet të udhëtojë drejt shtetit të Gjermanisë në qytetin e Frankfurtit për tu bërë pjesë e këtij klubi të madhë futbollistik.
Antigona ne topin ‘magjik’ të futbollit ishte dashuruar në moshën 10 vjeçare, ajo në pamundësi të luaj futboll me moshataret e saja si kundërshtar kishte zgjedhur djelmoshat e fshatit Petroc por edhe këtu ajo ishte më e mira.
Në pamundësi për të luajtur ajo i bashkohet shkollës së futbollit në Dobërqan duke bërë gara me meshkujt e këtij mesi, një talent të rrallë të Antigonës e vëren trajneri i kësaj shkolle Halil Halili i cili për një vit e ushtron me meshkujt por edhe këtu Antigona dëshmon se kemi të bëjmë me një talente të futbollit.
“Futbollin e kam dashur gjithmonë kjo lojë më ka bërë për vete, lirisht mund të them se i kam thyer tabut në shoqërinë tonë, ka qenë e pa imagjinueshme që një vajzë të luan futboll por jam shumë e lumtur që ndoshta ëndrrat e mia po realizohen ngadalë, por sigurt”, shprehet për rajonipress Antigona.
Po sa i mbush 14 vjeç Antigona bëhet pjesë e KF Drita e cila më vonë shndërrohet në KF Intelektualët ajo për tri vite është bërë njëra ndër futbollistet më të mira në Republikën e Kosovës. “Futbollit në mënyrë profesionale ju kam përkushtuar që nga mosha 14 vjeçare i falënderohem dy trajnerëve të skuadrës Blerim Sylejmani e Afrim Mehmeti të cilat nuk kanë kursyer asgjë për karrierën time”, tregon Antigona.
Antigona është një futbolliste mjaftë modeste në jetën e përditshme, por shumë e ashpër në fushë ajo ka fjalë të mëdha për shoqet e saj në klub.
“Në mesin tonë kemi shumë talente ato shumë shpejt do të bëjnë emër jo vetëm në futbollin e Kosovës por edhe jashtë sajë vetëm duhet të na stimulojnë duhet përkujtuar se tek ne gjithçka është vullnetare ndërsa shpenzimet janë tepër të mëdha pasi ne njëkohësisht jemi edhe nxënëse”.
Antigona është një snajperiste e vërtet në portat kundërshtare ajo nga 8 javët e zhvilluara ka shënuar 17 gola duke u renditur në mesin e më të mirave.
“Roli im është qendërsulmuese goli i dhënë në rrjetat kundërshtare më bënë të lumtur por më jep edhe më tepër stimulim për ballafaqimet e ardhshme dëshira ime është të jem si futbollisti Argjentinas Lionel Messi në botën e futbollit femëror”, thekson Antigona.
Talenti dhe lojërat e mira të kësaj futbolliste nuk mbetën pa u vërejtur ajo është futbolliste e pa zëvendësueshme në kombëtaren e Shqipërisë.
“Me krenari mbroj ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë gjerë më tani kam pasur 5 paraqitje duke shënuar tre gola tani do të jenë edhe eliminatoret dhe disa ndeshje tjera pres që të jep kontributin tim sa më të madh për rezultate sa më të mira”.
Antigona e cila karakterizohet me dribling, shpejtësi dhe nuhatjen e madhe që ka për gol po i hapen dyert drejt klubeve të mëdha evropiane.
“Kam një ftesë nga shteti i Gjermanisë pikërisht nga FFC Frankfurt pritet t`i bashkëngjitëm nga mesi i marsit të këtij viti shpresoj se do t`i bindi krerët Gjerman dhe do ta përfaqësoj me dinjitet futbollin e Kosovës”, shprehet e lumtur Antigona.
Futbollistja nga Petroci i Gjilanit ka një ëndërr e cila premton se do t`ia arrijë qëllimin e sajë. “Përpos që kam idol Lionel Messin ëndrra ime është të luajë si njëra ndër futbollistet më të mira botërore Alex Morgan nga Amerika e cila për mua është një inspirim shumë i madh”.
Një përkrahje pa rezervë Antigona e ka edhe nga të gjithë familjarët dhe rrethi i saj e posaçërisht nga babai i sajë.
“Jam krenar që vajza ime që merret me futboll do ta ketë përkrahjen tonë në çdo moment ajo është krenaria e familjes, fshatit, komunës e shtetit të Kosovës por kam një porosi për njerëzit që udhëheqin sportin që të kenë vëmendjen ndaj talenteve duhet ta dinë se sportistët tanë janë ambasadori më i mirë i një shteti”, thekson babai i Antigonës, Fatmir Behluli./sylejman ismajli/rajonipress/

