Kthehet Januzaj
Manchester United ka marrë një lajm të mirë, pasi futbollisti kosovar Adnan Januzaj është kthyer nga lëndimi.
Ai sot ka stërvitur normalisht me skuadrën, pasi ishte i lënduar që disa ditë, ku kishte një tërheqje muskulare.
Januzaj pritet të kthehet për ndeshjen e ardhshme të Unitedit në kuadër të Europa Leagues, kur në Old Trafford do të presin skuadrën daneze, Midtjylland. /Express/


