Kryeziu rikthehet për të luajtur me Luzernin
Hekuran Kryeziu është gati dhe i ftuar për ndeshjen që Luzerni do ta zhvillojë ndaj St Gallenit.Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka treguar formë fantastike këtë edicion në Zvicër ku është edhe lider në mesfushën e Luzernit.
Ylli i ri kosovar ka qenë jashtë fushave për rreth dy javë pasi kishte grip, ndërsa ai pritet të jetë titullar sot në ndeshjen mes Luzernit dhe St Gallenit.
Pikërisht skuadra rivale e Hekuranit, St Gallen këmbënguli për transferimin e tij por në fund reprezentuesi kosovar vendosi ta vazhdoi kontratën me ekipin amë edhe për dy vite.
Luzerni llogaritet favorite për të fituar këtë takim, ndërsa synimi i tyre është njëra nga katër pozitat e para. /Telegrafi/


