E rrahin e bëjnë për spital, dy të dyshuarit në burg
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një incident “Lëndim Trupor” në Gjilan. Dy të dyshuarit Shqiptar shtetas të Kosovës janë rrahur me viktimën, po ashtu shqiptar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi që viktima ka pasur një rast dhune në familje (rasti Lëndim i lehtë trupor) ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima kishte shkuar te familjarët e bashkëshortes dhe pas një fjalosje të ashpër me dy të dyshuarit, vije deri te sulmi fizik i tyre me ç‘rast viktima merr lëndime trupore ku më pas dërgohet në emergjencë për tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit ku edhe i njëjti ka vendosur që dy të dyshuarit t`i dërgon në mbajtje. Rasti në Gjykatë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


