HW

Celina: Zemra ime është në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori Bersant Celina në një intervistë për “The Independent”, ka folur për Kosovën dhe synimin e tij që ta përfaqësojë shtetin e tij në garat ndërkombëtare.
Celina ka thënë se donte të luante për Norvegjinë, por me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ai ndërroi mendje dhe dëshironte të luante për Kosovën.

“U rrita në Norvegji dhe gjithmonë doja të luaja për Norvegjinë”, ka thënë Celina. Ai e ndjen veten norvegjez dhe flet shpesh me agjentin e tij Freddie Akehurst.

Në vitin 2012 yjet Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka, që të gjithë kosovarë që luajnë për Zvicrën, i shkruan FIFA-s se Kosovës duhet t’i lejohen ndeshjen ndërkombëtare. FIFA u pajtua për këtë.

Prandaj, në mars të vitit 2014 shteti i ri luajti miqësoren e parë zyrtare, kundër Haitit në Mitrovicë, shkruan “The Independent”.

“Doja të luaja për ata që t’u ndihmoja në krijimin e një vendi, një reputacioni të mirë dhe një ekipi të mirë”, ka thënë Celina. “Çdo shtet duhet të ketë përfaqësuese. E di se shteti është duke na përkrahur”.

HW

Celina vazhdoi të luante për grupmoshat U-21 të Norvegjisë edhe pse realizoi golin e tij të parë për Kosovën, në një miqësore emocionale kundër Shqipërisë.

“Atje është zemra ime”, ka thënë Celina. “Kur kthehem në Kosovë, e ndjej se po shkoj në shtëpi”.

Ai beson se përfaqësuesja e Kosovës do të përmirësohet edhe më shumë kur të përmirësohet gjendja financiare pas pranimit në FIFA gjatë muajit maj.

“Fushat nuk janë shumë të mira”, ka thënë Celina. “Por shpresojmë se do të përmirësohen me pranimin tonë në FIFA dhe të mund të investojmë në ndërtimin e një stadiumi të ri. Por kjo nuk ka rëndësi, sepse atmosfera atje është e pabesueshme”. /telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.