FIDANISHTJA

Për shkak të dhunës në protesta, prokuroria do t’ia konfiskojë armët Liburn Aliut dhe Xhelal Sfeqles

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Punëtorët e komunës së Prishtinës i njohin si “kaubojë” të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse edhe në punë sillen me armë në brez. Kështu i njohin edhe asamblistët dhe bashkëpartiakët e tyre, sepse të armatosur edhe dalin në protestat e opozitës.

Por, me gjasë, nuk do të kenë mundësi edhe shumë gjatë që të sillen si kauboj, sepse Prokuroria e Kosovës do të nis së shpejti procedurën për tërheqjen e lejeve të armëve për Liburn Aliun dhe Xhelal Sfeqlen.

Uji Dea

“Vetëm këta dy drejtorë në komunën e Prishtinës kanë leje për armë. Por, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat e dhunshme dhe sjelljes së tyre të dhunshme, Prokuroria ka vendosur që të inicojë procedurën për tërheqjen e lejeve për bartjen e armës dhe konfiskimin e tyre”, thotë një zyrtar i Prokurorisë, i cili për shkak të interpretimeve si politike të secilës deklarate, refuzon të flas zyrtarisht për Indeksonline.

Sfeqla dhe Aliu njihet gjithashtu edhe si organizatorë të punëtorëve të komunës së Prishtinës për pjesëmarrje në protestat e opozitës.