FIDANISHTJA

Arrestime në Viti e Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës duke u bazuar në urdhëresat e Gjykatës ka arrestuar tre shqiptarë në Viti dhe një në Gjilan.

Në fshatin Gërmovë, të Vitisë, në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Edhe në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Hidromorava

Kurse në një rast tjetër po në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/