HW

Remzi Azemi: Zero tolerancë huliganizmit në objektet sportive

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Major Remzi Azemi Komandant i Stacionit Policor në Gjilan theksoi se në të gjitha ndeshjet polica ka qenë vigjilent duke i kryer detyrat e tyre të parapara.”Ne në asnjë moment nuk i kemi anashkaluar kërkesat e klubeve që të jemi prezentë gjatë zhvillimit të ndeshjeve të tyre ne gjatë vitit 2015 kemi asistuar në 104 ndeshje sportive duke ju siguruar edhe sportistëve por edhe shikuesve siguri maksimale”, bënë të ditur Major Azemi.

Në raportin vjetor të vitit 2015 të cilën e kishin organizuar Policia e Komunës së Gjilanit u theksua se gjatë vitit 2015 kishin asistuar në 104 ndeshje sportive.

Ky raport ishte për herë të parë i njohur për qytetarët e Gjilanit i cili është përkrahur me të madhe e posaçërisht edhe sportistët ishin të kënaqur me punën që është bërë për sigurinë e tyre në ndeshjet e tyre gjatë vitit 2015.

Major Remzi Azemi Komandant i Stacionit Policor në Gjilan theksoi se në të gjitha ndeshjet polica ka qenë vigjilent duke i kryer detyrat e tyre të parapara.”Ne në asnjë moment nuk i kemi anashkaluar kërkesat e klubeve që të jemi prezentë gjatë zhvillimit të ndeshjeve të tyre ne gjatë vitit 2015 kemi asistuar në 104 ndeshje sportive duke ju siguruar edhe sportistëve por edhe shikuesve siguri maksimale”, bënë të ditur Major Azemi.

Një vigjilencë maksimale nga ana e Policisë së Gjilanit ka dhënë rezultate maksimale në sigurinë e sportistëve. “Duke krahasuar me vitet më të hershme gjatë vitit 2015 numri i huliganëve në fushat sportive mund të numërohen në gishta apo më mirë të themi nuk kemi pasur pasi në këto ndeshje sportive gjithmonë kemi pasur numrin e policëve aq sa kanë kërkuar klubet, duke parë gjithmonë rrezikshmërinë e ndeshjeve apo tensionet e tyre rivale”, thekson Major Remzi Azemi.

Mobi Casa

Sipas bilancit të stacionit të policisë së Gjilanit numri i pjesëmarrësve të policëve në ndeshjet sportive për të evituar ekseset e shikuesve gjithmonë ka qenë sipas parametrave të cilat lejohen.
“Nga 104 asistenca në ndeshjet sportive që kemi marrë pjesë, janë paraqitur rreth 700 policë duke kryer punën e tyre në mënyrën më profesionale duke ju siguruar të gjithë të pranishmëve qetësi sportive dhe për këtë jemi shumë krenar për të gjithë ata policë që kanë dhënë kontributin e tyre për mirëmbajtjen e garave sportive”, shprehet Azemi.

Komandanti i Stacionit të Policor në Gjilan Major Remzi Azemi thekson se gjithmonë do të jemi përkrah klubeve të qytetit.
“Kërkoj nga çdo klub i komunës sonë që kërkesat e tyre të cilat i adresohen shërbimeve tona gjithherë të theksojnë intensitetin dhe rivalitetin e klubeve në mes tyre që ne të jemi sa më të përgatitur për të dhënë kontributin tonë për të mirën e sportistëve”.

Një rezultat shumë i suksesshëm është treguar edhe në derbin Gjilani-Drita ku major Remzi Azemi me këshillat që ka pasur me taborin e tifozëve ‘Skifterat’ e ‘Intelektualët’ para ndeshjeve ka dhënë rezultate të kënaqura. “Edhe vet tifozët e kanë kuptuar se me huliganizëm dhe me sjellje të këqija në tribunat sportive përpos që dëmtojnë klubet e tyre ata mund të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve, dhe për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë eksese”, shprehet Azemi.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan major Remzi Azemi ka një porosi për të gjithë tifozët të cilët prishin rendin dhe qetësin publike.
“Do të jemi të pakompromisë dhuna në fushat sportive do të jetë zero, nuk do të lejojmë që qytetarët e pafajshëm të na lëndohen, ndërsa të gjithë ata që e shkelin ligjin do të marrin dënimin e merituar me ligj”.përfundon Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.