Xhaka: Dua të luaj për një top klub
Mesfushori shqiptar i Monchengladbachut, Granit Xhaka, ka thënë se dëshiron të luajë për një klub të madh, por në një ekip në të cilin nuk do të qëndronte në bankë.
Xhaka kërkohet nga disa klube të mëdha, përfshirë këtu Barcelonën, Bayern Munichun, Liverpoolin, Arsenalin dhe Chelsean. “Gladbachu është një top klub. Por, nëse një ditë do të shkoja në top, top, top klub, atëherë dua të luaj aty. Nuk jam një lojtar që dëshiron të qëndroj në stol”, ka thënë Xhaka për “Bild”./epoka e re/


