Zyrtare: Daut Maxhuni përforcon Gjilanin
Gjilan – Skuadra e Gjilanit në futboll për 6 muajt e ardhshëm ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Vushtrria Daut Maxhunin.
Ish mesfushori i Vushtrrisë që nga dita e sotme do të veshë fanellën ‘bardh e kuqë’ të Gjilanit duke qenë një përforcim i dobishëm në këtë repart të klubit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit të Gjilanit Agron Korqa. “Maxhuni do të jetë pjesë e jona gjerë në përfundim të kampionatit, për klubin tonë është një përforcim për të cilin konsiderojmë se futbollisti nga Vushtrria do të jap më të mirën e tij për ngjyrat ‘bardh e kuqë’ të Gjilanit”./sylejman ismajli/rajonipress/


