Galatasaray e Marseille në garë për Gashin
Skuadra turke Galatasaray dhe ajo franceze Marseille janë futur në garë për ta transferuar sulmuesin kosovar Shkëlzen Gashi.
Gashi 27-vjeçar është i pakënaqur te Baseli dhe kërkon largimin gjatë këtij muaji, ani pse ka kontratë deri në verën e vitit 2018, përcjell Koha Ditore.
“Galatasaray dhe Marseille interesohen për ta transferuar Gashin gjatë afatit kalimtar të dimrit”, njofton “Blick”.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë këtë edicion me fanellën e Baselit ka shënuar tre gola në dhjetë ndeshje. Ai në dy edicionet e kaluara, një herë me fanellën e Grasshoppersit dhe një herë me të Baselit, është shpallur golashënuesi më i mirë i Zvicrës.
http://koha.net/?id=6&l=94035


