Fundamenti

Sezoni i mallkuar, futbollisti i Kombëtares pëson dëmtimin e radhës dhe do mungojë në kampionat

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Sezoni 2025-2026 nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Futbollisti u transferua te Torino dhe shpresonte të bëhej një pjesë e rëndësishme e formacionit të kësaj skuadre.

Por ndonëse ai është paraqitur mirë sa herë ka qenë në fushën e lojës, dëmtimet e njëpasnjëshme kanë kufizuar ndjeshëm praninë e tij në këtë edicion.

Si rrjedhojë, ai ka luajtur vetëm 24 ndeshje deri tani në Serinë A me Torinon dhe do të jetë i detyruar edhe këtë javë të qëndrojë pushim.

HW

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi italian i cili bërë të ditur se Ismajli kishte pësuar një tendosje të pjesshme të bicepsit femoral në kofshën e djathtë.

Ai do të jetë një mungesë e sigurt për ndeshjen ndaj Udinezes, ndërsa pritet të mësohet se sa do të zgjasë rikuperimi i tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.